Bota

‘Shqiptarët nuk durojnë dhe luftojnë”, ish-komandanti rrëfen ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

30 Mars 2019, 10:13 Nga DOSJA
‘Shqiptarët nuk durojnë dhe luftojnë”, ish-komandanti

KOSOVË- Ish-komandanti i lartë i NATO-s, Wesley Clark, i cili drejtoi fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në vitin 1999 në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe tregoi detaje nga lufta e Kosovës.

Gjatë intervistës, Clack është shprehur se gjatë një bisede me presidentin e atëhershëm të Maqedonisë, Kiro Gligorov, ky i fundit i kishte thënë se shqiptarët nuk ishin si boshnjakët dhe se ata do të luftonin.

“Presidenti maqedonas, Kiro Gligorov, më thirri dhe më tha: ‘E dini, do të keni problem të madh në Kosovë. Atje do të bëhet luftë, sepse shqiptarët nuk janë si boshnjakët: ata nuk durojnë. Ata do të luftojnë’. Dhe, kështu ndodhi, luftimet nisën”, rrëfen Clark.

Më tej, ai tregon se si Ambasadori Richard Hoblrooke kishte shkuar në qershorin e vitit 1999 për takim me Slobodan Milosheviqin.

“NATO-ja lëshoi një paralajmërim në takimin e ministrave në muajin maj dhe pastaj unë mora detyrën të përgatis planet në maj të vitit 1998. Ambasadori Richard Holbrooke, shkoi në qershor dhe u takua me Slobodan Millosheviçin dhe më lidhi në telefon me të dhe i thashë; të lutem mos ua bëj këtë shqiptarëve. Ai më tha, gjenerali Clark, ata janë njerëzit e mi dhe nuk do t’i lëndoj. Por, sigurisht kjo ishte një gënjeshtër sepse spastrimi etnik tashmë po ndodhte”.

Ndër të tjera Clark përmendi dhe zbulimin e kamionit frigorifer me trupat e shqiptarëve në Serbi.

 “1.4 milionë shqiptarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre. 900 mijë ikën në Shqipëri. 500 mijë fshiheshin pyjeve. Serbët po i ndiqnin dhe po përpiqeshin t’i vrisnin. Ne i dhamë fund tërë kësaj dhe jam krenar për atë çfarë bëri NATO-ja”.

Sipas ish-komandatit amerikan, ishte Rusia ajo u që u përpoq që të ndalonte trupat e NATO-s për të ndërhyrë në Kosovë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni lufta e kosovës nato nderhyrja e nato-s ne kosove wesley clark lufta e kosovës nato nderhyrja e nato-s ne kosove wesley clark

Sondazh

Poll