Bota

Fotolajm/ Britania ndahet në kampe, Stop-Brexit dhe Pro-Brexit

29 Mars 2019, 21:20 Nga DOSJA
Fotolajm/ Britania ndahet në kampe, Stop-Brexit dhe Pro-Brexit

Parlamenti anglez votoi sot për të tretën here kundër një marrëveshjeje për Brexit duke turpëruar kështu kryeministren Theresa May, e cila u zotua se do e gjente zgjidhjen e Brexit para 29 marsit.

Fundjavën e kaluar Londra u mbush me mbi 1 milion protestues të cilët kërkonin rivotim për Brexit, që të anullonin kështu vendimin e marrë në vitin 2016.

Ndërsa sot para parlamentit kishte protestues pro-Brexit të cilët kërkuan që dalja nga BE të vazhdonte pa asnjë marrëveshje pas dështimin të kryeministres May.

E kush më mirë se fotoja e sipërme do e shpjegonte situatën e ndarjes në ideologjinë e residentëve në Angli, ku asnjëri, madje as parlamentarët nuk janë të qartë se në çfarë rruge do i nxjerrë çështja ‘Brexit’.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota brexit britani e madhe londer protesta theresa may brexit britani e madhe londer protesta theresa may

Sondazh

Poll