Bota

Prishtinë/ Zhduket 15-vjeçarja, babai i saj: S’u kthye nga shkolla

29 Mars 2019, 11:51 Nga DOSJA
Prishtinë/ Zhduket 15-vjeçarja, babai i saj: S’u kthye nga

KOSOVË– Një 15-vjeçare nga Prishtina rezulton e zhdukur prej dy javësh, që nga data 13 mars. Bëhet fjalë për adoleshenten Edona Vllasaliu, të cilën prindërit po e kërkojnë me dëshpërim.

Babai i saj, Lulzimi nga Hajvalia e Prishtinës rrëfen për “Ekspress” se prej dy javësh po e kërkon të bijën dëshpërimisht. Lulzimi tregon se dikush i kishte thënë sot se vajzën e kanë parë në Ferizaj, por as atje nuk e gjeti.

Një djalë më thirri e më tha e kena pa vajzën tënde në Ferizaj, para një ore ndodhi kjo punë. Qe në Ferizaj jom po nuk po e shoh askund,”- tha ai.

Sipas babait të saj Edona nuk ka pasur asnjë problem, ka qenë nxënëse e mirë dhe pasi e ka përfunduar orarin e shkollës atë ditë nuk është kthyer në shtëpi.

Që dy javë ditë nuk e kam kerkund vajzën, nuk e di ku është. Ka shku në shkollë, e ka kry orarin në ora 13:00 atë ditë, por nuk është kthyer në shtëpi. Në shkollë u kan qat ditë, u dalë për me shku në shtëpi. As në shkollë nuk po e dinë se ku ndodhet. E kam raportu në polici, po ende nuk ka naj rezultat. Nuk ka pas telefon çika.

Kam parë disa komente në rrjetet sociale që ka biseduar me një djalë, por as ai nuk ja di vendndodhjen vazjës time,”- rrëfen Lulzimi.

Policia është vënë në kërkim të Edonës, por nga ana tjetër, tregon se raste të tilla janë të shumta dhe gjithmonë përfundojnë me kthimin me dëshirë të vajzave në shtëpi.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni edona vllasaliu kosove lulzim vllasaliu prishtine zhdukja e 15 vjecares edona vllasaliu kosove lulzim vllasaliu prishtine zhdukja e 15 vjecares

Sondazh

Poll