Bota

Trump kërcënon Meksikën me mbyllje kufiri nga java e ardhshme: Nuk po bëj lojëra

29 Mars 2019, 19:19 Nga DOSJA
Trump kërcënon Meksikën me mbyllje kufiri nga java e ardhshme:

Presidenti Donald Trump paralajmëroi të premten se do të mbyllte kufirin jugor javën e ardhshme “nëse Meksika nuk ndalon menjëherë të gjithë emigracionin e paligjshëm që vijnë në Shtetet e Bashkuara”.

“Ne do ta mbajmë të mbyllur për një kohë të gjatë, nuk po luaj më lojëra,” u tha Trump gazetarëve gjatë një vizite në Herbert Hoover Dike në liqenin Okeechobee.

 I pyetur nëse kjo do të ndikonte tregtinë Trump tha se “Mund të mbyllet për të gjithë tregtinë”.

“Meksika po bën një pasuri nga Shtetet e Bashkuara. Ata kanë një suficit tregtar mbi 100 miliardë dollarë, që është shumë më i madh se kushdo që kupton”, tha ai.

Trump tha se situata është urgjente sepse “Tani kemi dy karvanë të mëdhenj që vijnë nga Guatemala, masivë, duke ecur drejt nesh përmes Meksikës”. Nëse ata nuk i ndalojnë, ne do mbyllim kufirin,” shtoi ai.

Komentet erdhën menjëherë pasi Trump fajësoi demokratët në Twitter për ligjet e dobëta të emigracionit të SHBA, dhe pastaj tha se do të mbyllte kufirin, “ose pjesë të mëdha të kufirit, javën e ardhshme” nëse Meksika nuk ndërmerr masa të menjëhershme.

“Kjo do të ishte e lehtë për Meksikën, por ata thjesht marrin paratë tona dhe ‘flasin’,” shkroi ai në një seri prej tre postimesh në Twitter.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota donald trump kufiri shba meksikë meksika shba donald trump kufiri shba meksikë meksika shba

Sondazh

Poll