Bota

Minj trafikantë: Ja si kontrabandohet droga në burgje me anë të brejtësve të ngordhur

29 Mars 2019, 19:36 Nga DOSJA
Minj trafikantë: Ja si kontrabandohet droga në burgje me anë

Kriminelët në Angli futin brenda minjve të ngordhur drogëra dhe celularë para se t’i qepin, në një përpjekje për t’i kontrabanduar në burgje

Tre nga brejtësit u gjetën brenda gardhit rrethues në HMP Guys Marsh në Dorset në atë që mendohet të ketë qenë rasti i parë i këtij lloji.

Stafi që patrullonte burgun i hapi minjtë pasi vunë re se stomaku i tyre ishte I qepur.

Ata gjetën se brenda minjve kishte pesë telefona celularë me karikues, tre karta SIM, letra cigaresh dhe drogë, duke përfshirë dhe kanabis.

Minjtë hidhen mbi gardhin e burgut dhe një i burgosur priste për ti mbledhur ato.

Në 12 muajt e fundit të marsit 2018, pati 13,119 incidente ku u gjetën drogë në burgje në Angli dhe Uells, një rritje prej 23% në vitin e kaluar.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll