Bota

Deputetët britanikë votojnë sërish kundër May, lideri laburist kërkon dorëheqjen e kryeministres

29 Mars 2019, 16:08 Nga DOSJA
Deputetët britanikë votojnë sërish kundër May, lideri

BRITANI- Parlamenti britanik sapo refuzoi për të tretën herë marrëveshjen e daljes nga BE, për të cilën kryeministrja May kishte negociuar me BE.

Kryeministrja May e pranoi disfatën e marrëveshjes dhe tha se të hënën do të vazhdojnë debatet për alternativën për marrëveshjen e Brexitit.

Lideri laburist, Jeremy Corbyn i kërkoi asaj të japë menjëherë dorëheqjen, duke krijuar mundësi që Britania e Madhe të mbajë zgjedhje të reja.

Edhe folës të tjerë në parlamentin britanik kërkuan zgjedhje të reja. Deputetë laburistë e akuzuan May-n se e rivuri në votë marrëveshjen e saj të dështuar, për t’u shërbyer karrierave të konservatorëve të partisë së saj./Marrë nga DW

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota brexit britani jeremy corbyn theresa may brexit britani jeremy corbyn theresa may

Sondazh

Poll