Bota

Befason ambasadori zvicerian në Kosovë: Mos paguani veteranët e luftës, s’ka logjikë (VD)

29 Mars 2019, 06:34 Nga DOSJA
Befason ambasadori zvicerian në Kosovë: Mos paguani veteranët e

Kosovë- Ambasadori zvicerian në Prishtinë, Jean-Hubert Lebet ka çuditur me deklaratën e tij të fundit. 

Teksa ishte pjesë e inagurimit të ujësjellësit të Skënderajt, ku do të përfitojnë rreth 11 mijë banorë,projekt ky i financuar nga zvierianët me vlerë 1 milion e 230.000 euro, ai u shpreh se këto investime nuk kanë logjikë. 

“Ju paguani veteranë të rrejshëm, ndërsa ne investojmë në projektet tuaja. Kjo s’ka logjikë!”, u shpreh ai dhe fjalën e kishte për veteranët e luftës.

Nuk është normale që qeveria e Zvicrës të financojë ujësjellësin këtu, sepse e dimë që ka të holla edhe në këtë vend. E dimë se vlera e këtij projekti është përafërsisht 2,5 për qind e vlerës për veteranët e luftës. Nuk jemi të lumtur të shohim nëse njerëzit marrin këtë status pa ndonjë të drejtë. Do të thotë, nëse të hollat ruhen, jo për të financuar veteranët e rrejshëm, do të ndërtojmë shumë më shumë sisteme të ujësjellësit. Është shumë irrituese të shohim në këtë vend ku ka shumë shërbyes civilë, tri herë më tepër sesa në vendet e rajonit. 

Video marrë nga KTV 

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni   jean-hubert lebet ambasadori zvicerian në prishtinë investimet në kosove   jean-hubert lebet ambasadori zvicerian në prishtinë investimet në kosove

Sondazh

Poll