Bota

Pronat në Himarë/ ‘Kërcënon’ Tsipras: S’iu mbështesim për negociatat nëse prekni minoritetin

29 Mars 2019, 19:17 Nga DOSJA
Pronat në Himarë/ ‘Kërcënon’ Tsipras: S’iu

RUMANI– Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras ka zhvilluar një takim me homologen e tij rumune Viktoria Dancila, me të cilën ka diskutuar edhe lidhur me Shqipërinë.

Gjatë fjalës së tij në një konferencë për shtyp, Tsipras u shpreh se nëse Shqipëria nuk respektonte të drejtat e minoritetit grek atëherë perspektiva e saj evropiane nuk do të kishte një të ardhme të mirë.

“Jam informuar sot lidhur me një zhvillim negativ lidhur me komunitetin grek në Shqipëri. Prandaj ne nuk jemi shumë optimistë për perspektivën evropiane të vendit fqinj. Vullneti i të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor është që të marrim hapa të suksesshëm drejt reformave të nevojshme për perspektivën evropiane. Duhet të inkurajojmë hapat pozitivë dhe ne të ndikojmë mbi ato vende që nuk janë gati që të ndërmarrin reforma.”

Sipas Protothema, Tsipras i referohej një informacioni që kishte marrë se konkretisht qeveria shqiptare ka konfiskuar prona të minoritetit grek në Himarë përmes një vendimi të botuar në Fletoren Zyrtare. Sipas Tsipras nëse një informacion i tillë verifikohet, atëherë Greqia do të bëhet pengesë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, proces ky që pritet të ndodhë gjatë muajit qershor.

Tsipras gjithashtu ka folur edhe mbi dialogun Kosovë-Serbi, duke ia kaluar të gjitha meritat e negociateve Beogradid zyrtar.

“Ne mbështetim përpjekjet për rifillimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. Suksesi është i një rëndësie të veçantë për rajonin tonë, megjithëse dialogu nuk është ndihmuar në asnjë çast nga pala e Prishtinës zyrtare.”

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksis tsipras dialogu kosove-serbi komuniteti grek ne shqiperi marredhenia shqiperi-greqi aleksis tsipras dialogu kosove-serbi komuniteti grek ne shqiperi marredhenia shqiperi-greqi

Sondazh

Poll