Bota

Zjarr në Bangladesh, 19 të vdekur e dhjetëra të plagosur (Video)

28 Mars 2019, 19:22 Nga DOSJA
Zjarr në Bangladesh, 19 të vdekur e dhjetëra të plagosur

BANGLADESH– Një zjarr masiv që përfshiu një ndërtesë i mori jetën të paktën 19 personave dhe mbi 70 të tjerë janë plagosur, në një zonë tregtare luksoze të kryeqytetit të Bangladeshit, Dhaka.

Pamjet në video tregojnë momentin, ku  disa prej banorëve janë duke zbritur me litar, por edhe të tjerë që hidhen nga dritaret për të shpëtuar nga flakët.

Numri i viktimave mund të rritet, pasi gjendja e disa prej personave të dërguar në spital është në gjendje të rëndë, raporton BBC.

Mediat lokale raportojnë se njerëzit që ishin brenda në ndërtesë bërtisnin dhe kërkonin ndihmë për ti shpëtuar, ndërsa 6 janë parë duke u hedhur nga dritaret.

Nëntëmbëdhjetë makina të zjarrfikësve mbërritën në vendngjarje. Gjithashtu për shuarjen e flakëve u angazhuan dhe helikopterë të forcave ajrore, të cilët shpëtuan njerëz nga tarraca, si dhe hodhën ujë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 19 te vdekur bangladesh ndertesa perfshihet nga flaket zjarr 19 te vdekur bangladesh ndertesa perfshihet nga flaket zjarr

Sondazh

Poll