Sport

Nigeriani e refuzoi Barcelonën në janar pasi ‘meritonte më mirë’

29 Mars 2019, 20:53 Nga DOSJA
Nigeriani e refuzoi Barcelonën në janar pasi ‘meritonte më

Futbollisti Odioni Ighalo thotë se hodhi poshtë mundësinë për t’iu bashkuar Barcelonës në muajin janar pasi ai ‘meritonte më mirë’.

Ish sulmuesi i Watfordshënoi 21 gola për Changchun Yatai në Super League-n kineze të vitit 2018, që sipas tij tërhoqi interesin nga gjigantët në Camp Nou.

Por nigeriani e ndjeu natyrën e lëvizjes – një marrëveshje afatshkurtër – nuk ishte e mjaftueshme që ta dergonte atë në Spanjë, ku ka qenë dy herë në huazim tek Granada.

“Agjenti im më tregoi për huazimin nga Barcelona. Klubi kërkoi një sulmues me përvojën e LaLigas dhe dikë që e kupton futbollin spanjoll”, tha Ighalo, i cili vendosi të qëndrojë në CSL me Shanghai Shenhua.

Ishte menduar të ishte një huazim gjashtë mujor dhe në mënyrë strikte si një sulmues i dytë.  Është mirë të dëgjosh se Barcelona është e interesuar dhe çdo futbollist do të ishte më se i lumtur ta merrte atë ofertë.

Por, me respekt, unë sapo kisha përfunduar si golashënuesi i dytë në Kinë me 21 gola, meritoj më mirë dhe nuk dua të jem një lojtar afatshkurtër diku.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona la liga odion ighalo barcelona la liga odion ighalo

Sondazh

Poll