Sport

Messit i mungon Ronaldo në Spanjë: Më pëlqente të fitoja trofe kur ai ishte në Madrid

29 Mars 2019, 15:55 Nga DOSJA
Messit i mungon Ronaldo në Spanjë: Më pëlqente të

Ylli i Barcelonës ka folur për nëntë vitet e rivalitetit të fortë me Ronaldon, duke thënë se do dëshironte që portugezi të ishte ende në Real Madrid.

Për nëntë sezone, dy lojtarët më të mirë të brezit të tyre ndanë një rivalitet të fortë në kampionatin  kryesor të Spanjës: Lionel Messi në Barcelonë dhe Cristiano Ronaldo në Real Madrid.

Por vera e kaluar sinjalizoi fundin e një epoke të bukur për futbollin spanjoll me lëvizjen e Ronaldo për 113 milionë euro në Juventus. Rivaliteti Messi-Ronaldo që i kishte dhënë shije tjetër takimin të Clásico për nëntë vite, nuk do të ishte më i njejti nga fillimi i këtij sezoni.

Në të vërtetë tifozët e Real Madrid nuk janë të vetmit që i merr malli për yllin portugez. Në një intervistë për radion Club 947FM, Messi ka shprehur se i mungon Ronaldo në Spanjë, pavarësisht vështirësive që i ka shkaktuar.

“Ishte mirë të luaja kundër Cristianos, edhe pse ishte e vështirë”, kujton Messi, “Më pëlqente të fitoja trofe kur ai ishte në Madrid. Do të ishte mirë nëse ai do të ishte ende atje “.

Messi dhe Ronaldo konsiderohen si dy nga futbollistët më të mirë të historisë, ku secili zotëron nga 5 Topa të Artë si askush tjetër në shkuarën.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona cristiano ronaldo la liga lionel messi real madrid barcelona cristiano ronaldo la liga lionel messi real madrid

Sondazh

Poll