Sport

Trajneri i ri i kombëtares, mediat italiane: Reja do të vendosë për…

29 Mars 2019, 15:35 Nga DOSJA
Trajneri i ri i kombëtares, mediat italiane: Reja do të vendosë

Ndërkohë që shumë emra përfliten për të zëvendësuar ish trajnerin e kombëtares, Christian Panucci, mediat italiane kanë hedhur dritë mbi prapaskenat se çfarë do të ndodhë me italianin Edi Reja.

Presidenti i FSHF, Armand Duka tregoi se e kishte takuar teknikun italian në Shkodër rastësisht, së bashku me një tjetër trajner, Kalorin.

Mirëpo, në mediat italiane dje është zbardhur edhe prapaskena se çfarë pritet të ndodhë. Specialisti i merkatos italiane, Alfredo Pedula,  ka bërë me dije se Edi Reja pritet t’i kthejë përgjigje FSHFsë sot, ditën e premte.

 “Në rastin më të keq, italiani do të ketë shuar të gjithë dyshimet e mundshme deri në fundjavë.”

Diçka që e ndalon ish trajnerin e Napolit është dhe fakti që Alesandro Kalori është nën kontratë me Ternanan, pasi ky i fundit pritet të jetë asistenti i tij.

Kalori është 52 vjeç dhe ka drejtuar skuadra si Avelino, Breshia, Padova, Ternana etj.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport alesandro kalori armand duka edi reja kombetarja shqiptare alesandro kalori armand duka edi reja kombetarja shqiptare

Sondazh

Poll