Sport

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare vjen me ekip të ri

29 Mars 2019, 18:44 Nga DOSJA
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare vjen me ekip të ri

Egzon Binaku ndërron zyrtarisht skuadër, duke kaluar nga Malmo te Norrkoping.

Mbrojtësi i majtë që luan për Kombëtares Shqiptare ka lënë Malmon, klub ku e kishte humbur vendin e startuesit në muajt e fundit, duke u transferuar te Norrkoping.

Transferimi befasues i Binakut është bërë zyrtar nga klubi i Norrkoping me një postim në rrjetet sociale.

Nuk dihen ende detajet e marrëveshjes dhe se sa do të zgjasë kontrata e 23-vjeçarit me klubin e tij të ri.

Binaku ka folur pas transferimit duke thënë se te Malmo nuk kishte hapësira.

Kohët e fundit nuk kam qenë në planet e trajnerit, ndaj zgjodha një sfidë të re.

Edhe pse nuk ka shkuar ashtu siç e kisha menduar, jam i lumtur për kohën që kam kaluar te Malmo. Kishte momente shumë bukura, unë dua t’i falënderoj të gjithë”ka deklaruar mbrojtësi gjatë prezantimit në klubin e ri.

Binaku është një zbulim i ish-trajnerit Christian Panucci në kombëtaren shqiptare.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport egzon binaku kombetarja shqiptare malmo norrkoping egzon binaku kombetarja shqiptare malmo norrkoping

Sondazh

Poll