Sport

Partizani mbron diferencën prej 9 pikësh ndaj Kukësit, mbyllet ndeshja në barazim 1-1 (Video)

29 Mars 2019, 17:30 Nga DOSJA
Partizani mbron diferencën prej 9 pikësh ndaj Kukësit, mbyllet

Është mbyllur  ndeshja e javës së 26 mes Partizanit dhe Kukësit, e cila u nda në barazim 1-1.

Golat u realizuan nga Rexhinaldo në minutën 55 dhe me Asanin në minutën e 67 i cili barazoi ndeshjen.

Partizani i Skënder Gegës gjendet 9 pikë para Kukësit, duke mbrojtur kështu avantazhin për tu shpallur kampion në pëerfundim të sezonit.

Ramadan Ndreu debutoi sot si trajneri i ekipit verilindor për të cilin u rikthyhen Cuculu e Rrumbullaku, ndërsa Teqja ishte në fushë. 

Kukësi 1-1 Partizani

Komenti Live:

90+5′ Mbyllet në barazim ndeshja mes Partizanit dhe Kukësit.

81′ Partizani kishte mundësinë ta mbyllte ndeshjen, por në një sulm 3 kundër dy pasimi i fundit i Asanit nuk ishte i duhuri dhe Teqja largoi rrezikun. Bardhi nuk arriti dot përpara mbrojtësit

79′ Karta e fundit e Kukësit, Arbër Çyrbja në fushë. Valdet Rama ai që del nga loja

67′ GOOOOL- Asani në duel me Cuculin përfundoi i shtrirë, për Jorgjin penallti. Sulmuesi anësor goditi vetë dhe e çoi topin në rrjetë.

66′ Barazon Partizani nga pika e bardhë e penalltisë me anë të Hasanit.

55′ Rexhinaldo dërgon në avantazh Kukësin me anë të një goditje dënimi.

45′ Luhet pjesa e dytë

45+3′ Mbyllet pjesa e parë në ‘Loro Boriçi’ me rezultatin 0-0.

42′ Një krosim i mirë nga Ibrahimi nga krahu i djathtë nuk arrin të finalizohet nga Qinami.

35′ Kros në zonën e Kukësit nga një goditje dënimi, Çinari me kokë e dërgoi topin pak mbi traun e portës.

17′ Dzaria gjuan nga distanca, portieri Alban Hoxha e kontrollon topin në dy kohë. Valdet Rama ishte shumë pranë dhe mund të përfitonte.

10′ Melo harkon një top nga e djathta, Ibrahimi bën më të sigurtën duke e larguar në këndore.

8′ Rrumbullaku provon me një top të rrezikshëm drejt zonës, por nuk arrin dot të devijojë Shkurtaj.

5′ Goditje dënimi për Kukësin. Valdet Rama harkon një top të rrezikshëm, por largojnë mes rrëmujës futbollistët e Partizanit.

1′ Ka nisur me 1 minutë heshtje për legjendën Ali Mema, supersfida në “Loro Boriçi”. Verilindorët luajnë topin e parë nga qendra

FORMACIONET

KUKËSI: Frashëri, Maliqi, Krasniqi, Cuculi, Rrumbullaku, Teqja, Dzaria, Rroca, Rama, Kordeiro, Shkurtaj. Trajner: Ramadan Ndreu

PARTIZANI: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Hila, Kote, Mensah, Asani, Çinari, Bardhi. Trajner: Skënder Gega

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport kategoria superiore kukesi partizani ramadan ndreu kategoria superiore kukesi partizani ramadan ndreu

Sondazh

Poll