Sport

Emaili i gabuar shtang Espanyolin, futbollisti i Barcelona B ua kalon me pagën

29 Mars 2019, 15:11 Nga DOSJA
Emaili i gabuar shtang Espanyolin, futbollisti i Barcelona B ua kalon me

Gabimet janë njerëzore dhe mund t’i bëjë çdokush, dhe kjo gjë i ndodhi Barcelonës, një gabim i cili për pak desh i prishi rinovimin e kontratës yllit të akademisë, Ilaix Moriba, i cili do jetë pjesë e Barcelonës B nga sezoni i ardhshëm.

I gjithë gabimi ka të bëj me roonovimin e kontratës, të cilat i duheshin çuar agjentit të futbollistit por në fakt i janë dërguar gabimisht drejtorit teknik të klubit të Espanyol, i cili pasi lexoi shifrat dhe rrogën e 16 vjeçarit ka ngelur i shtangur.

Pagesa e futbollistit ishte më e lartë se paga e të gjithë futbollistëve të ekipit të parë të Espanyolit në La Liga.

Menjëherë pasi ka parë gabimin, zyra për shtyp e Barcelonas i ka dërguar një email të dytë rivalëve të të njëjtit qytet, duke i kërkuar ndjesë. Por, ajo që duhet të ishte mbajtur e fshehur, u zbuluar. 

Barcelona dhe Espanyol përballen këtë fundjavë në Camp Nou për ndeshjen e rradhës së La Ligas, ku Barcelona qëndron 10 pikë në avantazh nga vendi i dytë.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelonës b espanyol espanyol camp now la masia pagesa lojtarësh barcelonës b espanyol espanyol camp now la masia pagesa lojtarësh

Sondazh

Poll