Sport

Lionel Messi për tifozat argjentinas: Njerëzit shpikin, flasin dhe në fund un dal bir k***e

29 Mars 2019, 17:22 Nga DOSJA
Lionel Messi për tifozat argjentinas: Njerëzit shpikin, flasin dhe

Leo Mesi ka qenë shumë herë i sulmuar për performancën e tij me fanellën e Argjentinës ndër vite dhe për dështimet në Kupën e Amerikës.

Mesi ka vendosur që të flasë në lidhje me gjithçka, duke lënë jashtë disa detaje nga jeta e tij pasi tifozët shpeshherë shprehin pakënaqësi për futbollistin e Barcelonës.

Në një intervistë për “Club Uctubre” në Argjentinë, Mesi është shprehur se shpesh herë kritikat janë të kota karshi tij dhe se njerëzit i besojnë gjithçka që thuhet, duke pranuar se në fund është pikërisht Mesi, ai i cili del më keq nga të gjithë:

U bë e zakonshme të thuhen gjëra për mua. Njerëzit shpikin, flasin edhe kur nuk jam. E di që po flasin shumë, por nuk më habit fare. Shumë gënjeshtra dhe gjëra të shpikura më bëjnë të zemërohem, për shkak se njerëzit besojnë se realiteti është që unë jam stërvitur pak për të mos luajtur të gjitha ndeshjet.

Presioni në ekipin kombëtar? Nëse nuk do të kualifikohemi, do të ishte një nga dështimet më të mëdha. Kur vuaj me Argjentinën, familja është e para që e vuan më shumë, pastaj miqtë. Ka shumë gënjeshtra. Dikush thotë diçka, njerëzit e blejnë atë dhe atëherë unë dal si bir ku***. Dua të fitoj diçka me Argjentinën. Është e rëndësishme.

Mendova të mos kthehesha më, por u ktheva. Djali më pyeti: përse të kanë “vrarë” në Argjentinë? Jemi profesionistë, nuk do të kisha shkuar në kombëtare, nëse dikush do të më detyronte ta bëja. Erdha në shtëpinë time. Kur u largova pas Botërorit, nuk fola me askënd. Trajneri Skaloni më thirri disa herë dhe më tregoi projektin. Vendosa të kthehem.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport argjentina barcelona kupa e botes lionel messi argjentina barcelona kupa e botes lionel messi

Sondazh

Poll