Sport

Ishte në shënjestër të Dukës, Donadoni: Nuk kam biseduar me asnjë zyrtar të FSHF

29 Mars 2019, 07:48 Nga DOSJA
Ishte në shënjestër të Dukës, Donadoni: Nuk kam

TIRANË- Federata Shqiptare e Futbollit që prej shkarkimit të Cristian Panuccit është në kërkim të një trajneri. Të shumtë kanë qenë emrat e lakuar për këtë post, gjë që është pranuar dhe nga vet Armando Duka.

Një prej trajnerëve që u përfol se mund të ishte drejtuesi i ri i stolit kuqezi është dhe Roberto Donadoni. Ky i fundit pas shumë zërave që kanë qarkulluar në mediat shqiptare dhe në ato italiane, ka reaguar duke treguar si qëndron e vërteta.

Në një reagim për “Panorama Sport”, Donadoni mohon të ketë pasur bisedime zyrtare me federatën.  “Nuk kam biseduar me asnjë zyrtar të federatës shqiptare. Por nëse diçka e tillë do të ndodhë, atëherë pa dyshim që do të flasim”, është shprehur ai.

Federata Shqiptare e Futbollit prej më shumë se një jave është në kërkim të një trajneri të ri dhe mës emrave të lakuar janë dhe Besnik Hasi, Edy Reja etj. Crisitian Panucci u shkarkua nga Duka menjëherë pas humbjes me Turqinë në Shkodër me rezultatin 2 me 0.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport cristian panucci fshf kandidat per trajner roberto donadoni stoli i kombetares cristian panucci fshf kandidat per trajner roberto donadoni stoli i kombetares

Sondazh

Poll