Aktualitet

Prokurori Nezha ‘mollë sherri’/ Transferimi i tij në Elbasan dhe ‘zaptimi’ i zyrës nga bashkëshorti i Rovena Gashit

29 Mars 2019, 15:55 Nga DOSJA
Prokurori Nezha ‘mollë sherri’/ Transferimi i tij në

ELBASAN– Prokurori Ardian Nezha ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme duke dorëzuar edhe kërkesën në KLP. (Lexo këtu)

Nezha për rreth katër muaj vitin e kaluar ka mbajtur postin e kreut të përkohshëm të akuzës së Elbasanit, i emëruar nga Arta Marku.

Por transferimi në Elbasan në janar të vitit të shkuar nuk ka kaluar pa trazira…

Nezha, me emërim të Arta Markut do të zëvëndësonte prokurorin Dritan Gina, i cili është bashkëshorti i ish-prokurores Rovena Gashi.

Gina atë kohë e ka kundërshtuar me forcë largimin nga pozicioni që kishte mbajtur prej Korrikut të vitit 2016, duke e cilësuar lëvizjen si të paligjshme.

“Pas kundërvëniesh publike është gjetur mënyra më e mirë në lëvizjen e radhës, ky është sinjal për prokurorët që kushdo që i sulmon mund ta pësojë me vendin e punës.Prokurorja e përgjithshme e përkohshme ka vendosur të largohem pa asnjë tagër me bazë ligjore, vendimmarrja nuk bazohet në asnjë analizë pune dhe problematike, nuk ka kërkuar asnjë analizë dhe asnjë mbledhje për të parë problematikat e prokurorisë shqiptare sepse kjo nuk i intereson aspak. Nuk do ta lë detyrën, pasi është në bazë të një vendimi të paligjshëm”, tha Gina.

Prokurori Gina e lidhte largimin e tij nga detyra me një kërkesë që kishte bërë në Prokurorinë e Përgjithshme për asistencë në hetimin që po kryente për zbardhjen e disa ngjarjeve të rënda kriminale në Elbasan.

Madje Gina shkoi edhe më tej, duke u ngujuar në godinën e prokurorisë së Elbasanit duke detyruar edhe organet ligjzbatuese që të ndërhynin.

Pavarësisht kundërshtimit të Ginës zëvendësi i tij Ardian Nezha u prezantua dhe e mori detyrën si kreu i organit hetues të Elbasanit. 

Disa ditë para shkarkimit të bashkëshortit të saj, ish-prokurorja Rovena Gashi, e shkarkuar edhe ajo nga Marku, dërgoi një padi në Gjykatë ndaj kësaj të fundit. Edhe Gashi njësoj si bashkëshorti i saj e cilësonte vendimin e eprores së saj të përkohshme si të pabazuar në ligj.

Gashi e lidhte shkarkimin e saj me dërgimin në KQZ të kërkesës për ndërprerjen e mandatit për dy deputetët Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica.

Pas procesit gjyqësor, çifti Gashi dhe Gina fituan të drejtën për t’u rikthyer në detyrë, pas pezullimit nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardian nezha arta marku dorehiqet ardian nezha dritan gina rovena gashi ardian nezha arta marku dorehiqet ardian nezha dritan gina rovena gashi

Sondazh

Poll