Politike

Trupa e KLP/ PD: Bujar Sheshi, bashkëpunëtor i Sigurimit. Prokurori: Sajesë e ulët!

26 Janar 2019, 21:33 Nga DOSJA

TIRANE- Partia Demokratike ka akuzuar sot prokurorin Bujar Sheshi, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, gjatë regjimit komunist. Deputeti demokrat, Gent Strazimiri me një shkresë të Autoritetit të Dosjeve, tha se organet e reja të Vetting-ut e kanë anashkaluar këtë fakt për të kaluar Sheshin në organet e reja të Vetting-ut, që siç tha Strazimiri do të jenë në dorën e kryeministrit Edi Rama.

Shkresa e Autoritetit te Dosjeve ku thuhet se Bujar Sheshi ka qene hetues ne kohen e regjimit komunist, si dhe ka qene pjese e Sigurimit te Shtetit

Pjesë nga deklarata e Strazimirit:

Dokumentet zyrtare tregojnë se ai është bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit dhe për këtë fakt procedura e emërimit të tij do të duhej të ishte ndërprerë menjëherë. Ligji e ka të qartë një bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit ndalohet të bëhet pjesë e organeve të reja të drejtësisë.

Bujar Sheshi nuk duhej të ishte anëtar i KLP-së por Arta Marku e kualifikoi në mënyrë që qeveria dhe ajo vetë ta shantazhojnë për ta mbajtur nën kontroll. Përse Autoriteti i Dosjeve e publikoi 3 muaj me vonesë gjetjen e papërshtatshmërisë absolute të Bujar Sheshit, si drejtues i asaj që quhet “drejtësia e re”? Ku “gaboi” shoku Bujar Sheshi, që Partia ta dënonte me dekonspirim dhe…”zbatim të ligjit”?”-tha Strazimiri.

Përgjigjien ia ka kthyer prokurori Bujar Sheshi, që në një prononcim për BIRN, ka mohuar akuzat e PD, dhe ka thënë se e gjitha është një sajesë e ulët.

“Nuk kam qenë asnjëherë, as për një kohë të shkurtër siç thuhet bashkëpunëtor i sigurimit. Është një sajesë e ulët dhe jam i sigurt se do të dalë e vërteta. Do të reagoj sapo të informohen zyrtarisht sepse deri tani unë dhe as KLP nuk kanë ndonjë dokument në dorë“, është shprehur Bujar Sheshi.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

politike politike akuzat e pd arta marku bujar sheshi gent strazimiri ish-sigurimsat vettingu akuzat e pd arta marku bujar sheshi gent strazimiri ish-sigurimsat vettingu

Sondazh

Poll