Politike

Platforma për zgjidhjen e krizës, Rama: S’më kanë dërguar asnjë dokument, jam gati të ulem me Presidentin e opozitën

22 Maj 2020, 11:30 Nga DOSJA
Platforma për zgjidhjen e krizës, Rama: S’më kanë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot për herë të parë në lidhje me platformën e bërë publike nga Presidenti Ilir Meta. Në një reagim në mediat sociale, Rama shkruan se Presidenti nuk i ka dorëzuar atij asnjë dokument, por shprehet se është gati të ulet në çdo moment e të flasë me të, por dhe me opozitën si brenda dhe jashtë parlamentit e me partnerët e Reformës në Drejtësi.

Kryeministri shprehet se  Shqipëria tani është në në prag të miratimit të Planit të Veprimit për Negociatat në Këshillin Kombëtar të Integrimit, s’ka rast më të mirë që Presidenti, Opozita, Institucionet e Drejtësisë, Partnerët Ndërkombëtarë për Drejtësinë dhe Integrimin, të mblidhen URGJENT në një tryezë me karta të hapura.

Presidenti nuk më ka dorëzuar asnjë platformë, por jam gati të ulem në çdo moment me të, me opozitën brenda/jashtëparlamentare e me partnerët e Reformës në Drejtësi, që t’i vëmë pikat mbi “i” të gjitha pikave të të gjitha palëve në shqip/anglisht, se teatri ra, iku e na la. Jemi në prag të miratimit të Planit të Veprimit për Negociatat në Këshillin Kombëtar të Integrimit, s’ka rast më të mirë që Presidenti, Opozita, Institucionet e Drejtësisë, Partnerët Ndërkombëtarë për Drejtësinë dhe Integrimin, të mblidhen URGJENT në një tryezë me karta të hapura.

Presidenti t’i lerë apelet natën për 20 burra e ditën për 11 pika! Opozita t’i lerë ultimatumet trupore e sharjet fëminore! Të dy bashkë ta lenë teatrin e mbledhjeve të komitetit të shpëtimit, se Shqipëria, parlamenti, qeveria, s’kanë kohë të luajnë “e ka kush e ka” dezhurnin“, shkruan Rama.

Më herët Presidenti Ilir Meta në një konferencë me mediat ka bërë publike platformën me 14 pika, që sipas tij është zgjidhja e krizës politike që ka përfshirë vendin. Meta tha se platfomra i është dërguar që në prill, qeverisë, opozitës dhe të gjithë ambasadoreve, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Ky dokument i Metës ka sjell një reagim të fortë të ambasadores Kim, e cila shkruan se po sabotohet Reforma në Drejtësi. Sot Meta u shpreh se loja po bëhet nga aktorët politikë dhe jo nga ai, po ashtu u shpreh i gatshëm për një tryezë gjithëpërfshirëse.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta platforma e metes me 14 pika edi rama ilir meta platforma e metes me 14 pika

Sondazh

Poll

Politike 22 Maj 2020, 10:46

TIRANË- Presidenti Ilir Meta komentoi parashikimin e bërë nga kryeministri Edi Rama, se Aleanca për Teatrin do të kthehet në lëvizje qytetare e më pas në p...