Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat është shprehur sot se opozita e bashkuar do të vijojë të jetë në Këshillin Politik për të përfunduar Reformën Zgjedhore. Në fjalën e tij para gazetarëve, Basha u shpreh se opozita nuk e ka braktisur asnjëherë tryezën dhe është e gatshme për të vijuar dialogun.
Ai vijoi më tej duke thënë se largimi i opozitës nga tryeza është një ëndërr e Edi Ramës, duke e akuzuar për bllokim të procesit. Menjëherë pas këtij reagimi, Kryeministri Edi Rama në një deklaratë në mediat sociale e ka përshendetur vendimin e opozitës.
Kreu i qeverisë shprehet “më mirë vonë se kurrë dhe inshallah këtë herë deri në mbylljen e këtij procesi të stërzgjatur, sepse koha nuk pret dhe me vullnet të mirë mund të arrihet shpejt në konsensus”.
Fjalët të mira erdhën dhe nga SHBA e BE, të cilat përshendetën këtë vendim dhe thanë se Reforma Zgjedhore duhet të përfundojë sa më parë. “Përshëndesim vendimin e kreut të PD, Lulzim Basha, për përmbylljen e reformës elektorale. Presim që edhe të tjerët të tregojnë të njëjtin lidership”, shkruan Kim.
Një një reagim në mediat sociale dhe ambasadori i BE, shprehet i lumtur duke shtuar se rikthimi në tavolinë “kontribuon për të përfunduar këtë reformë të rëndësishme pa vonesë, në mënyrë që të përmbushë kushtin e vendosur marsin e kaluar Komisioni Europian”. Nuk kanë munguar reagimet edhe nga kritikët e Bashës, një prej tyre edhe deputetja e dalë nga lista e tij për Tiranën, Rudina Hajdari. Bashkëkryetarja e Reformës Zgjedhore, u shpreh se pas rikthimit në tryezë të opozitës duhet gjendur një konsensus për sistemin zgjedhor.
Tryeza e Reformës Zgjedhore u rrezikua pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Lulzim Basha pas protestës që u mbajt tek sheshi i teatrit u shrpeh se nuk do të kishte Reformë Zgjedhore dhe përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik nuk morën pjesë në mbledhjen e së hënës. Basha në një reagim tjetër një ditë më vonë u shpreh se opozita nuk e ka braktisur reformën dhe sot njoftoi rikthimin në tavolinë.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, ka reaguar pas vendimin të bërë publik nga Lulzim Basha se opozita do të rikthehet në Reformën Zgjedhore...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përshendetur rikthimin në tryezën e Reformës Zgjedhore të opozitës jashtë parlamentare. Në një reagim në mediat sociale, R...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është përgjigjur në lidhje me akuzat e ambasaores së SHBA në Tiranë që disa politikanë po sabotojnë refor...
TIRANË –Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, ka përshëndetur vendimin e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për rikthimin në tryezën e bisedimeve ...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur sot se opozita e bashkuar nuk do lejojë lojën e Edi Ramës dhe shkatërrimin e Reformës Zgje...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një një takim me ekspertët për Reformën Zgjedhore. Dosja.al mëson se takimi u zhvillua n...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur Kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit u shpreh se nuk kishte marrë asnjë dokument për zgjidhjen e krizës...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot për herë të parë në lidhje me platformën e bërë publike nga Presidenti Ilir Meta. Në një reagim në mediat social...
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ishte i pranishëm ditën e sotme në Gjirokastër, ku përkujtoi 1 vjetorin e fillimit të operacionit për kontrollin e përbashkë...
TIRANE- Presidenti Ilir Meta ka replikuar me gazetaren e RTSH, Melisa Shameti e cila e pyeti se pse presidenti nuk i bëri këto propozime me 14 pika një vit më p...