Bota

Gruaja do rekordin Guinnes për mjekrrën më të gjatë në botë (Foto)

28 Mars 2019, 18:48 Nga DOSJA
Gruaja do rekordin Guinnes për mjekrrën më të gjatë

Një grua ka treguar se si një çrregullim i rrallë e ka bërë atë me një mjekër e madhe dhe shpeshherë njerëzit e ngatërrojnë atë për një burrë.

Allyson Gormley është 46 vjeç dhe mjekrra filloi t’i rritej kur ajo hyri në moshën e pubertetit kur ishte  nëntë vjeç, por ishte aq e mërzitur nga pamja e saj që ajo kaloi vite duke e hequr mjekrrën me dyll.

Vejusha përfundimisht mori guximin për të ndaluar heqjen e mjekrrës në nëntor të vitit 2014 dhe thotë se vendimi ka përmirësuar ndjeshëm shëndetin e saj fizik, si dhe vetëvlerësimin e saj.

Në intervistën e saj të parë ndonjëherë, Allyson, e cila bënë një jetë të thjeshtë në Amerikë me furgonin e saj, i tha Metro US: “Unë kam pasur gjithmonë mjekërr që prej kur isha fëmijë.”

“Sapo arrita pubertetin mjekrra filloi të rritej, si pasojë e sindromës PCOS. Rezistenca e insulinës e shkaktuar nga PCOS më bën të prodhoj më shumë testosteron se sa një grua tipike, pra qime.

Ajo kishte shpresuar të mundte mbajtësen aktuale të rekordit botërore për mjekrën më të gjatë femërore, Vivian Wheeler nga Illinois. Por thyerja e natyrshme e ka mbajtur mjekrën e saj rreth katër centimetra më të shkurtër se Vivien.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota allyson gormley grua me mjekërr pubertet rekord guinness allyson gormley grua me mjekërr pubertet rekord guinness\

Sondazh

Poll