Sport

Intervista e Eden Hazard, Messi apo Ronaldo, Mbappe apo Neymar? Ja kë zgjedh belgu

28 Mars 2019, 20:14 Nga DOSJA
Intervista e Eden Hazard, Messi apo Ronaldo, Mbappe apo Neymar? Ja kë

Pasi shënoi në dy triumfet e Belgjikës, kundër Rusisë (3-1) dhe Qipros (0-2), Eden Hazard (28 vjeçar) i është përgjigjur disa pyetjeve të shpejta në “Daily Mirror”.

Lojtari, që është objektivi i Real Madridit për sezonin e ardhshëm, pranoi disa pyetje interesante, për Ronaldon, për Mbappen e Neymarin, për Barcelonën e Real Madridin e shumë të tjera, transmeton Gazeta Express.

Ai tha se do t’i pëlqente që një ditë të ishte vëllai i CR7, ndërsa në mes të Neymarit dhe Mbappes, zgjodhi francezin.

Do të dëshiroje të ishe vëllai i Ronaldos për një ditë?

Do të dëshiroja të isha për shumë ditë, jo vetëm një ditë.

A dëshiron të jesh për një ditë Cristiano? 

Oh, po, do të ishte mirë të arrish nivelin e përsosmërisë, mendoj se do të ishte shumë e ndritshme.

Nuk të pëlqen të mbrosh? 

Të them të drejtën, jo.

A preferoni birr apo verë?

Nëse do të më duhet të zgjedh, do të thosha birr, por më pëlqen edhe vena e kuqe, vena e Bordeaux.

A mund t’i hash tre hamburgera për dark?

Nëse janë të vegjël… nëse janë të mëdhenj, do t’i thosha jo të tretit….

A ke pirë duhan ndonjëherë?

Po, kam pirë.

Tottenham apo Arsenal? 

Si fëmijë, kam qenë fans i Thierry Henry.

Real Madrid apo Barcelona? 

Dy klube të mëdha (shkel syrin).

Lille apo PSG?

Lille, natyrisht.

Mbappé apo Neymar?

Nëse do të më duhet të zgjedh, do të thosha Mbappe, kjo për shkak se e njoh Kylianin shumë mirë personalisht.

A do të dëshiroje të përfundosh në MLS?

Jo. Gjërat gjithmonë mund të ndryshojnë, por dyshoj që ndonjëherë do të luaj atje.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport chelsea cristiano ronaldo eden hazard chelsea cristiano ronaldo eden hazard

Sondazh

Poll