Bota

Studimi: Strategjia suedeze për Covid-19, ndikimi i “imunitetit të tufës”

21 Maj 2020, 12:41 Nga DOSJA
Studimi: Strategjia suedeze për Covid-19, ndikimi i “imunitetit

SUEDI– Në një kohë që në të gjithë Evropën shtetet po lehtësojnë bllokimet e vendosura për koronavirusin, kurioziteti është shumë i madh në Suedi për të parë sesi vendi skandinav ka arritur pa kufizime kaq drastike. Por vendet më të goditura sot mund të mësojnë si nga dështimet e Suedisë ashtu edhe nga strategjia e saj.

Në Suedi, baret, restorantet, palestrat, dyqanet, parukeritë dhe shkollat ​​për moshat nën 16 vjeç kanë qenë të gjitha të hapura gjatë gjithë  kohës së pandemisë, pavarësisht përhapjes së gjerë të koronavirusit  në të gjithë vendin.

Ndërkohë sipas një studimi suedez është zbuluar  se deri në fund të prillit, vetëm 7.3 % e banorëve të Stokholmit kishin zhvilluar antitrupa ndaj koronavirusit, gjë që mund të shtojë frikën se vendimi për të mos mbyllur Suedinë për shkak të koronavirusit nuk do të çonte në imunitet kolektiv kaq shpejt.

Por ndonëse është shumë e çuditshme  nga bota mbarë, kjo strategji është mbrojtur edhe nga epidemiologu kryesor suedez Anders Tegnell. Sipas tij duhet të përdoren masa vullnetare kundër përhapjes së virusit, ndryshe nga vendet e tjera që kanë futur masa të detyrueshme dhe karantinë.

Megjithatë në Suedi numri i vdekjeve nga Covid-19 është shumë më i lartë në Suedi sesa në vendet e tjera nordike, megjithëse më i ulët se në vendet si Britania e Madhe, Italia dhe Franca.

Sipas të dhënave të studimit, por edhe të raportimit të bilancit të përditshëm numri pacientëve në kujdes intensiv në Suedi ka rënë me një të tretën që kur arriti kulmin në fund të prillit. Por Suedia ka regjistruar numrin më të lartë të vdekjeve për frymë në Evropë në shtatë ditët e fundit.

Studimi i antitrupave u përpoq të përcaktonte nëse ekzistonte një potencial për imunitet kolektiv, apo nëse një numër i mjaftueshëm i popullatës kishte zhvilluar imunitet, i cili do të ndalonte përhapjen e infeksionit.

Agjencia Suedeze e Shëndetit tha se rezultatet e studimit përputheshin me modelet e tyre se gati një e treta e Stokholmit ishte infektuar, duke shpjeguar se studimi ishte kryer shumë kohë më parë dhe sëmundja ishte përhapur edhe më tej ndërkohë.

Mes shumë kritikëve që kanë reaguar për qasjen e Suedisë është edhe Bjorn Olsen, një profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin Uppsala, i cili beson se koncepti i imunitetit kolektiv është i rrezikshëm dhe jorealist në rastin e Covid-19.

“Unë mendoj se imuniteti i tufës është larg nesh, nëse synojnë ta arrijmë atë.”-  është shprehur ai për  Reuters-it pas publikimit të rezultateve të studimit.

Deri më tani Suedia numëro të paktën  30,000 njerëz janë infektuar dhe 3,831 viktima si shkak i Covid-19.

Burimi: mercurynews

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota imuniteti i tufës koronavirusi ne suedi imuniteti i tufës koronavirusi ne suedi

Sondazh

Poll