Bota

Rusia nuk gjen qetësi/ 8.849 raste të reja në 24 orët e fundit nga Covid-19, shkon mbi 3 mijë numri i viktimave

21 Maj 2020, 12:59 Nga DOSJA
Rusia nuk gjen qetësi/ 8.849 raste të reja në 24 orët e

RUSI– Rusia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku çdo  ditë për më shumë se një muaj bilanci ditor i rasteve të reja kaloi mbi  1  mijë.

Por në 24 orët e fundit sipas mediave të huaja është mësuar se kanë vdekur nga Covid-19, 128 persona duke e çuar në 3.099 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Ndërsa sa i përket rasteve të pacientë të infektuar Rusia renditet në vendin e  dytë në botë, ku numri total i  të sëmurëve ka shkuar në 317.554, ku vetëm në  24 orët e fundit janë konfirmuar të paktën 8.849 të infektuar nga virusi.

Deri më tani në rang global janë 5,090,977 të infektuar, 329,761 viktima dhe 1,9 milionë të shëruar, që prej fillimit të shpërthimit. Por Numri i saktë i të infektuarve besohet se është më i lartë për shkak të ndryshimit të testimeve brenda shteteve, vonesave dhe mosraportimit.

Burimi: Theguardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne rusi koronavirusi ne rusi

Sondazh

Poll