Bota

Spanja ‘sheh dritë’/ Për 4 ditë me radhë rregjistrohen nën 100 viktima, sot kanë vdekur 95 pacientë me Covid-19

21 Maj 2020, 11:43 Nga DOSJA
Spanja ‘sheh dritë’/ Për 4 ditë me radhë

SPANJË– Në 24 orët e fundit Spanja ka regjistruan 95 viktima nga koronavirusi, një shifër relalitivisht më e ulët se javët e mëparshme.  Me bilancin  e sotëm numri i përgjithshëm i të vdekurëve në Spanjë ka arritur në 27.888 që prej fillimit të shpërthimit të virusit.

Kujtojmë se në kulmin e epidemisë së koronavirusit, në Spanjë kishte më shumë se 900 të vdekur brenda 24 orëve.

Ndërsa një ditë më parë u regjistruan 416 raste të reja me Covid-19 , duke e çuar shifrën e përgjithshme të të infektuarve në 232,000.

Spanja është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi sëbashku me Italinë dhe Britaninë e Madhe.

Por tashmë Spanja ka filluar gradualisht të dalë nga izolimi, duke zbatuar rregullat e higjenës, si vendosjen e maskës dhe dorezave për duart  për njerëzit kur dalin jashtë shtëpisë.

Deri më tani në rang global janë 5,090,977 të infektuar, 329,761 viktima dhe 1,9 milionë të shëruar, që prej fillimit të shpërthimit. Por Numri i saktë i të infektuarve besohet se është më i lartë për shkak të ndryshimit të testimeve brenda shteteve, vonesave dhe mosraportimit.

Burimi: Theguardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne spanje koronavirusi ne spanje

Sondazh

Poll