Bota

OBSH: Europa të përgatitet për valën e dytë të pandemisë Covid-19

21 Maj 2020, 11:20 Nga DOSJA
OBSH: Europa të përgatitet për valën e dytë të

EUROPË– Pas dy muajsh në izolim shumica e shteteve të prekura nga koronavirusi kanë ndërmarrë masat lehtësuese të Covid-19 duke rihapur kufijtë dhe kanë hequr masat drastike të vendosura në fillim të majit.

Megjithatë teksa rastet e reja të Covid-19 ende janë ende në nivele të larta ekziston frika e një vale të dytë të infektimit nga koronavirusi në Evropë. Dhe sipas drejtores së agjencisë së Bashkimit Evropian për këshillim të qeverive rreth kontrollimit të sëmundjeve, Andrea Ammon, thuhet se “vala e dytë” e koronavirusit nuk është më një teori.

“Pyetja është se kur se sa e madhe, kjo është pyetja sipas qasjes sime.”- është shprehur Ammon, drejtore e Qendrës Evropiane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Ndër të tjera Ammon ka thënë për herë të parë për “The Guardian” që në momentin kur ka shpërthyer Covid-19.

“Duke shikuar karakteristikat e virusit, duke shikuar atë që vjen tani nga disa shtete sa i përket imunitetit të popullit – e që nuk është lajm shumë i gëzueshëm, në mes të 2 dhe 14 për qind, kjo lë ende 85-90 për qind të popullsisë të ekspozuar – virusi është rreth nesh, duke qarkulluar shumë më shumë sesa në janar dhe shkurt… Nuk dua të pikturoj diçka të vrazhdë, mirëpo mendoj se duhet të jemi realistë. Sepse tani nuk është koha për relaksim komplet.”- ka thënë ajo.

Deklarata e saj vjen një ditë pas raportimit të numrit më të madh të të infektuarve me koronavirus në gjithë botën, numri i rasteve të infektuarve ka arritur në mbi 5 milionë.
Deri më tani në rang global janë 5,090,977 të infektuar, 329,761 viktima dhe 1,9 milionë të shëruar, që prej fillimit të shpërthimit. Por Numri i saktë i të infektuarve besohet se është më i lartë për shkak të ndryshimit të testimeve brenda shteteve, vonesave dhe mosraportimit.

Burimi: Theguardian  

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne europe koronavirusi ne europe

Sondazh

Poll