Politike

“Erdhi investitori mik familje me Saliun”, Rama tregon projektet e PD-së: Donin të bënin Plazza shopping, projekti ishte

21 Maj 2020, 11:55 Nga DOSJA
“Erdhi investitori mik familje me Saliun”, Rama tregon projektet e

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zbuluar disa nga prapaskenat ndër vite të përpjekjeve për rindërtim dhe shembje të Teatrit Kombëtar. Rama tha se në kohën e Berishës ka patur plan për të shembur Teatrin dhe për të ndërtuar Plazza, por që ai ka refuzuar. Rama shkoi edhe më tej, kur tha se investitori që s’deshi t’i përmendte emrin ishte mik familjar i ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Kam qenë kryetar bashkie kur më ka ardhur në zyrë një shpurë biznesmenësh që erdhën në zyrën time për të ndërtuar teatrin e ri tek Godina e Piramidës. Ky investitor bashkë me një grup të njohur gjermanësh kanë ardhur në zyrën time dhe më kanë paraqitur projektin e Plazza Shopping. Projekti ishte i bukur. Ishte një shesh me bare dhe restorante. Aty ku sot është pishina, që ka shërbyer për bretkosat që për një kohë të gjatë kanë qenë të vetmet spektatore. I thashë, shumë i bukur projekti por këtu do të bëhet teatri i ri kombëtar. Më thanë, TK do bëhet tek Piramida. Dyshoj shumë i thashë, ndoshta bëhet. E bukura është që nuk u bë ajo, nuk u bë as ai. Teatri tek Piramida. Për të cilin nuk u harxhuan miliona imagjinare eurosh.”,-tha Rama. 

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama u bënë në një seancë të nxehtë debati në Kuvend. Këto debate vijnë disa ditë pas tensionimit të situatës politike në vend me shembjen e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar. Vendimi u kundërshtua nga aktivistë, opozita dhe artistët por edhe shumë qytetarë që u shpërfillën nga qeveria dhe bashkia Tiranë. Me një aksion të zhvilluar natën, Teatri u shemb dhe në tokën e atij ekzistues pritet të ndërtohet një teatër i ri me vlerë rreth 30 milionë euro. Nuk mungojnë akuzat as për arkitektin Bjarke Ingels dhe kompaninë Fusha Shpk, që ka bërë projektin.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama seanca plenare 21 maj 2020 shembet teatri kombetar edi rama seanca plenare 21 maj 2020 shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll