Politike

KULISAT/ Ambasadorja amerikane shkon në presidencë…por takon këshilltarët, Meta “i zënë” me opozitarët

21 Maj 2020, 11:40 Nga DOSJA
KULISAT/ Ambasadorja amerikane shkon në presidencë…por takon

TIRANË- Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka shkuar sot në Presidencë ku ishte parashikuar një takim me Presidentin Ilir Meta. Makina që udhëtonte Kim qëndroi vetëm pak minuta në oborrin e Presidencës, dhe më pas u largua. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se qëndrimi i shkurtër i makinës së ambasadores së SHBA në Tiranë, ishte për faktin se Kim nuk është takuar me Metën.

Kim shkoi në Presidencë, por nuk takoi Metën. Ambasadorja e SHBA bisedon me këshilltarët e tij

Presidenti në ato minuta nuk ishte në zyrë, pasi ndodhej në Pallatin e Brigadave, ku zhvilloi një bisedë me krerët e opozitës. Kim është takuar me këshilltarët e presidentit, ndaj dhe takimi ishte shumë i shkurtër.

Nuk dihet ende pse ka pasur një moskoordinim të axhendës mes Metës dhe Kim, në një kohë që takimi ishte dakordësuar më herët, në kohën kur ambasadorja amerikane ka zhvilluar 3 takime në 5 ditë me kryeministrin Edi Rama.

Takimi vjen kohën që SHBA u investuan në një tjetër sistem zgjedhor, atë danez, por socialistët e rrëzuan dhe sot Damian Gjiknuri në Kuvend tha se nuk e ka fajin sistemi por mungesa e dëshirës për të njohur rezultatin. 

(A.B;F.G/ Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta mbledh ambasadoret e vendeve te be yuri kim ilir meta ilir meta mbledh ambasadoret e vendeve te be yuri kim

Sondazh

Poll