Politike

“Jeni bërë shejtanër, po ju hyn ujë nga poshtë”, Murrizi flet për kodet e shumicës për opozitën jashtëparlamentare

21 Maj 2020, 11:11 Nga DOSJA
“Jeni bërë shejtanër, po ju hyn ujë nga

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike në Kuvend, Myslim Murrizi, ka replikuar me opozitën jashtë Kuvendit, duke thënë se PD dhe PS kanë bërë pazar për të mos ndryshuar sistemin Zgjedhor.

“Lutje me zemër në dorë e Damianit për lojërat e vjetër që hajde të ruajmë këtë që kemi, fjalët me kode jeni bërë shejtanër, dmth mos hajde që të ngeli ky që është, ju e keni bërë Kushtetutën shoshëm. Në 30 vite shqiptarët dolën rrugëve që themelet e shtetit të drejtës të ishte vota e lirë, keni hallin e përbashkët po ju hyn ujë nga poshtë, ndërkombëtarët së fundi besoj të jenë zgjuar për t’ja u parë në kokërr të syrit pazaret që në emër të mos-prekjes së Kushtetutës të mbani me zor karriget tuaja pa qene të votuar prej shqiptarëve“, tha Murrizi.

Deklarata e Murrizit vjen një ditë pas propozimit të ambasadës Amerikane për një reformë Zgjedhore e cila përfshin edhe ndryshimin e sistemit, me lista të hapura dhe e frymëzuar në modelin danez. PD nuk iu referua ambasadës por tha se është gati për një ndryshim të tillë, ndërsa sot në Kuvend, Damian Gjiknuri refuzoi në emër të PS, duke arsyetuar se nuk është problem sistemi por pranimi i rezultatit.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike myslim murrizi seanca plenare 21 maj 2020 myslim murrizi seanca plenare 21 maj 2020

Sondazh

Poll