Politike

Rama zhduk modestinë: Erdogani më përgëzoi…ky mustaqja thotë ishte shpifje! Ndërhyn Ruçi: Ulu ti, se s’ke vetëm ti m

21 Maj 2020, 11:43 Nga DOSJA
Rama zhduk modestinë: Erdogani më përgëzoi…ky

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka replikuar sot me deputetin Kujtim Gjuzi. Në fjalën e tij në Kuvend, Rama është ndërprerë disa herë nga Gjuzi, i cili fliste nga vendi. Kryeministri tha se Gjuzi duhet të rrijë në vend se është burrë dhe ka mustaqe. 

Edi Rama: Jo më larg se dje, presidenti i Turqisë por edhe të tjerë më kanë telefonuar për të më shprehur admirimin për mënyrën sesi Shqipëria e menaxhoi. Dhe sot thonë ishte shpifje, se vjen kryetari i mustaqeve…

Kujtim Gjuzi flet nga vendi. 

Ruçi: Ulu në vend, ulu se s’ke vetëm ti mustaqe. Mos merr kryesimin e mustaqever.

Rama: Në do të hapemi, por jo si tek Teatri, ku papritur u turr turma si sheshi tek përsheshi. S’kuptoj si s’na keni njohur akoma. Se ne bëjmë atë që themi dhe themi atë që bëjmë.

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama vijnë disa ditë pas tensionimit të situatës politike në vend me shembjen e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar. Vendimi u kundërshtua nga aktivistë, opozita dhe artistët por edhe shumë qytetarë që u shpërfillën nga qeveria dhe bashkia Tiranë. Me një aksion të zhvilluar natën, Teatri u shemb dhe në tokën e atij ekzistues pritet të ndërtohet një teatër i ri me vlerë rreth 30 milionë euro. Nuk mungojnë akuzat as për arkitektin Bjarke Ingels dhe kompaninë Fusha Shpk, që ka bërë projektin.

(F.G. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gramoz ruci kujtim gjuzi seance plenare 21 maj 2020 edi rama gramoz ruci kujtim gjuzi seance plenare 21 maj 2020

Sondazh

Poll