Politike

Rama ndan historinë e trishtë me Gregun: Për atë qenie unë do jepja jetën time, në Amerikë e kthyen nga koma…

21 Maj 2020, 11:30 Nga DOSJA
Rama ndan historinë e trishtë me Gregun: Për atë qenie

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij në Kuvend me debatin lidhur me pandeminë COVID-19. Rama tha se edhe vende tejet të zhvilluara nuk kanë arritur dot që të menaxhojnë situatën, ndërsa Shqipëria ia doli me sukses. Këtu, kryeministri tregoi një rast personal, për të birin Gregun. Megjithëse nuk e zbuloi me emër, rasti në fjalë lidhet me kohën kur djali i kryeministrit Edi Rama, Gregu ishte i sëmurë dhe qëndroi për shumë kohë në SHBA, ku u trajtua në spitalin e Massachusetts, dhe më pas ia doli të mundte sëmundjen e rëndë. Kjo kohë, duket se ka lënë tek Rama një gjurmë të palëvizur. 

“Sot mund të kishim një debat tjetër. Një kolaps shëndetësor, një luftë që shumë shtete më të zhvilluara se ne e humbën. Jeta më ka çuar disa vite më parë në spitalin e Massachusetts, për një njeriun tim të dashur. Kam menduar, kjo është dora e Zotit se s’ka mundësi. Kam parë atë qënie për të cilën do të jepja jetën time, të kthehej nga koma. Sot në atë vend, në atë spital numërohen 6 mijë të vdekur me vetëm 2-fishin e popullsisë. Por si çdo sukses, edhe ky ka koston e vetë. Rritja e përditshme e atyre që thonë se ishte lojë. E atyre që thonë se diktatori mbylli shqiptarët, e me zinxhir lejesh i detyroi të hynin në botën dixhitale dhe të vuanin padrejtësisht internimin.”-tha Rama. 

 

 

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama u bënë në një seancë të nxehtë debati në Kuvend. Këto debate vijnë disa ditë pas tensionimit të situatës politike në vend me shembjen e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar. Vendimi u kundërshtua nga aktivistë, opozita dhe artistët por edhe shumë qytetarë që u shpërfillën nga qeveria dhe bashkia Tiranë. Me një aksion të zhvilluar natën, Teatri u shemb dhe në tokën e atij ekzistues pritet të ndërtohet një teatër i ri me vlerë rreth 30 milionë euro. Nuk mungojnë akuzat as për arkitektin Bjarke Ingels dhe kompaninë Fusha Shpk, që ka bërë projektin.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama seanca plenare 21 maj 2020 edi rama seanca plenare 21 maj 2020

Sondazh

Poll