Politike

“Si nuk iu ndave sa e prishe Teatrin”, Rama nxjerr mesazhin që i ka ardhur: Unë s’jam i mirë për konsensus, në politi

21 Maj 2020, 11:45 Nga DOSJA
“Si nuk iu ndave sa e prishe Teatrin”, Rama nxjerr mesazhin që

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për betejën e tij për më shumë se 20-vjeçare. Rama sot në Kuvend ka treguar dhe një mesazh që i ka mbërritur duke thënë se një qytetar i kishte thënë se si nuk ishte lodhur dhe si nuk ishte mërzitur gjithë këtë kohë.

Më bëri një mesazh njëri, “Si nuk u lodhe, nuk iu ndave mor burrë 21 vite derisa e prishe”. Unë kam ardhur në politikë jo për të kapur ça të kap, por për të bërë sukses dhe për të fituar bindjet e mia.

S’jam shumë i mirë për konsesus se unë jam i politikës për bindje, dhe i luftës për bindje. Duke u kthyer tek dhimbjet dhe lëndimet“, u shpreh Rama.

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama vijnë disa ditë pas tensionimit të situatës politike në vend me shembjen e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar. Vendimi u kundërshtua nga aktivistë, opozita dhe artistët por edhe shumë qytetarë që u shpërfillën nga qeveria dhe bashkia Tiranë. Me një aksion të zhvilluar natën, Teatri u shemb dhe në tokën e atij ekzistues pritet të ndërtohet një teatër i ri me vlerë rreth 30 milionë euro. Nuk mungojnë akuzat as për arkitektin Bjarke Ingels dhe kompaninë Fusha Shpk, që ka bërë projektin.

(F.G. Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama seance plenare 21 maj 2020 shembet teatri kombetar edi rama seance plenare 21 maj 2020 shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll