Politike

“Fëmija bastard i arkitektit”, Rama flet për TK: Mustaqet e Gjuzit nuk dëgjojnë… godina kurrë s’u përfundua, s’i

21 Maj 2020, 11:53 Nga DOSJA
“Fëmija bastard i arkitektit”, Rama flet për TK: Mustaqet

TIRANË-  Edi Rama ka replikuar me deputetin Kujtim Gjuzi në lidhje me ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar dhe shembjen e godinës aktuale. Rama tha se projekti në origjinal nuk u përfundua kurrë ashtu siç ishte në letrat e projektuara nga arkitekti italian.

Godina e Teatrit Kombëtar është fëmija bastard i arkitektit dhe luftës fashiste që deshi të pushtojë kopshtet e Tiranës. Pse e them këtë? Ishte vepër e mbretërisë thonë mustaqet në fund të sallës. Po është e vërtetë, mustaqet kanë një gjë. Duken por nuk dëgjojnë. U ndërpre nga lufta, dhe për këtë arsye, vepra kurrë nuk u konsiderua si e denjë për monumentet shqiptare. Nuk figuron në asnjë rresht se ka të bëjë me një monument kulture.”-, tha Rama. 

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama u bënë në një seancë të nxehtë debati në Kuvend. Këto debate vijnë disa ditë pas tensionimit të situatës politike në vend me shembjen e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar. Vendimi u kundërshtua nga aktivistë, opozita dhe artistët por edhe shumë qytetarë që u shpërfillën nga qeveria dhe bashkia Tiranë. Me një aksion të zhvilluar natën, Teatri u shemb dhe në tokën e atij ekzistues pritet të ndërtohet një teatër i ri me vlerë rreth 30 milionë euro. Nuk mungojnë akuzat as për arkitektin Bjarke Ingels dhe kompaninë Fusha Shpk, që ka bërë projektin.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama seanca plenare 21 maj 2020 edi rama seanca plenare 21 maj 2020

Sondazh

Poll