Politike

Shembja e teatrit/ Margariti: Politizimi i çështjes, skenë e turpshme, godina e vjetër kishte vetëm arna

21 Maj 2020, 11:25 Nga DOSJA
Shembja e teatrit/ Margariti: Politizimi i çështjes, skenë e

TIRANË- Ministrja e Kulturës, Elva Margariti në seancën e sotme plenare deklaroi se çështje e Teatrit Kombëtar është politizuar. Ministrja kishte edhe një mesazh për kolegët e saj arkitektë që janë mundur që në këtë histori të përflasin edhe familjen e saj. Ajo u shpreh se deklaratat e tyre janë të turpshme. Ministrja u zotua se artistët do të kenë teatrin që meritojnë.

Fjala e ministres në Kuvend:

Dhe ata arkitektë kolegë, që e lidhin këtë çështje edhe me familjen time dua t’i them që është e turpshme. Janë propozuar shumë ndërhyrje në Teatër, por të vetmit arkitektë që kanë bërë ndërhyrje janë në lagështi dhe arnime. Një zotim kam sot për artistët. Ata teatrin e tyre do ta kenë sepse e meritojnë. Ky është një dinjitet që duhet bërë dhe një kulturë që na nevojitet. Dialogu për teatrin ka filluar këtu e 20 vite më parë. Ka qenë dialog i gjatë, i kërkuar nga artistët dhe aktorët e teatrit dhe sot është kthyer në një temë politike. Një kacavkjerrje xhamash nga politika për ta kthyer në debat është një skenë e turpshme. Askush nuk mund të mohojë se janë organizuar takime, dialogje dhe radhët e artistëve që kanë gjetur arsye në dialog janë larguar dhe janë zënë me ata që janë thjeshtë politikanë. Ata ishin shumë në protestën e parë. Por gjendej një rrugë për të çuar para. Të merresh sot me personat që e kanë një kauzë të rikthimit në të njëjtën karrige janë po të njejtët persona po vënë kujën që Teatri ka vlera monumentale. Sot po mbajmë një zotim që është bërë për shumë vite më radhë. I detyrohemi artistëve dhe aktorëve sepse ka qenë kërkesa e tyre për të qenë dinjitozë në punën e tyre. Aktorët kanë nevojë dhe dinjitetin për të pasur ato hapësira sado minimale. Dhe ata arkitektë kolegë, që e lidhin këtë çështje edhe me familjen time dua t’i them që është e turpshme. Janë propozuar shumë ndërhyrje në Teatër, por të vetmit arkitektë që kanë bërë ndërhyrje janë në lagështi dhe arnime. Ata që e ngrenë zërin kundër listave janë ata që i kanë firmosur dhe ishin këshilltarë të jashtëm të Ministrit të Kulturës. Një zotim kam sot për artistët. Ata teatrin e tyre do ta kenë sepse e meritojnë. Ky është një dinjitet që duhet bërë dhe një kulturë që na nevojitet”, deklaroi Margariti.

Deklarata është bërë sot në seancën plenare, ku Kuvendi është përfshirë sot nga debate të forta për shembjen e TK dhe për ‘Zgjedhoren’. Deputetët e opozitës kanë shprehur revoltën e tyre kundër shembjes së godinës dhe kanë kërkuar që përgjegjësit të vihen para drejtësisë. Maxhoranca është fokusuar tek ‘Zgjedhorja’ dhe kanë kërkuar bashkëpunim. Për propozimin e SHBA, PS është shprehur kundër. Lleshaj reagoi për protestat dhe mbrojti policët. Rama u shpreh se godina e TK do bëhet si ishte por në një vend tjetër.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elva margariti seance plenare 21 maj 2020 shembet teatri kombetar elva margariti seance plenare 21 maj 2020 shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll