Politike

“Zgjedhorja”/ Damian Gjiknuri kundër propozimit të SHBA-së: Nuk është problem sistemi, por mospranimi i rezultatit

21 Maj 2020, 10:54 Nga DOSJA
“Zgjedhorja”/ Damian Gjiknuri kundër propozimit të

Tiranë- Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri në seancën e sotme plenare ka dalë kundër propozimit të SHBA-së për sistemin zgjedhor në vend. Gjiknuri theksoi se  problemi i zgjedhjeve në ShqipërI nuk është sistemi, por mospranimi i rezultatit nga humbësit. Për Gjiknurin, ndryshimi i sistemi do të sjellë edhe ndryshim e Kushtetutës dhe  sipas tij vendi nuk është i përgatitur për këtë.

“Zgjedhjet nuk kanë qenë problem sistemi, por mos pranimi i rezultatit nga humbësit. Jo për shkak se ligji ka qenë i keq, jo se vendi s’ka ditur të bëjë zgjedhje. Humbësat zakonisht mallkonin sistemin. Si kemi ecur deri tani me ndryshimin e sistemit? Reforma Zgjedhore duhet të ketë dakordësi se përfaqësojnë elektoralin e saj, përfshirja e PD-së ishte dhe është e domosdoshme, por brenda limiteve që përcakton koha. Flitet sikur kanë sjellë 5 trakte dhe ne duhet t’i hamë, reforma nuk bëhet me letërkëmbime. Funksionuam si një grup teknik, ku palët ulet dhe diskutojnë dhe nëse nuk gjejnë dakordësi kemi një arbitër mendimi që na thotë si është më e mira, që është ODIHR. Sot janë në tavolinë disa paketa, ka diferenca për rolin e kontrollit, për kuotën gjinore, për shpenzimet elektorale, për këtë duhet t’i kthejmë përgjigje me shkrim? Kemi ndrje po si do zgjidhen me letër këmbime apo me diskutime në tryezë? Vetëm kështu do të ecim përpara, nuk është mënyrë të largohesh nga tavolina, po ulu puno, dialogo. Pse gjithmonë me megafonë do bëhet kjo punë? Unë s’jam dakord as me deklaratat e forta. Ka shumë sisteme, po si do arrijmë rezultate të përbashkëta, kur ndryshohet sistemi zgjedhor, ndryshohet raporti që ka kuvendi me presidencë, në institucionet e tjera, nuk mund të zgjidhet çështja e sistemit”, tha Gjiknuri.

Së fundmi, ambasada amerikane ka paraqitur në Komisionin e Reformës Zgjedhore, aplikimin e sistemit danez,  cili është një sistem i përzier, proporcional por me lista të hapura. Ky propozim ka kapur në befasi liderët e politikës të cilët nuk janë për lista të hapura por nga ana tjetër, duket se ky është ‘kushti’ i amerikaneve, të cilët janë investuar më herët edhe për reformën në drejtësi.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri reforma zgjedhore damian gjiknuri reforma zgjedhore

Sondazh

Poll