Politike

Numrat e identifikimit te policët/ Lleshaj përgjigjet njëherë e mirë: Pse i doni? Të linçoni efektivët…përgjegjësia

21 Maj 2020, 10:10 Nga DOSJA
Numrat e identifikimit te policët/ Lleshaj përgjigjet

TIRANË- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka komentuar përplasjet e policisë me protestuesit më 17 maj 2020. Në fjalën e tij në Kuvend, ministri ka marrë në mbrojtje efektivët e policisë. Ai u shpreh se efektivët e policisë kanë vepruar sipas ligjit. Edhe një ditë pa policinë tha Lleshaj, do të ishte e ngjashme me datën 12 mars 1997, ku mori si shembull trazirat e kohës për të krahasuar atë që do të ndodhte sot në Shqipëri nëse nuk do të ishte në këmbë policia e Shtetit. Akuzave pse policia atë ditë në protestë ishte pa numrat e identifikimit, ministri tha se përgjegjësia penale dhe ligjore nëse dikush e kërkon, duhet ta kërkojë tek ai vetë dhe tek drejtorët e Policisë.

PJESË NGA FJALA E SANDËR LLESHAJ: 

Diskutimi është kthyer në absurd konceptual. Policia është parakusht që kultura të zhvillohet, nëse me kulturë kuptojmë gjithçka që është krijimtari njerëzore. Është tragjike që të përfshihet policia dhe të ndodhet në mes të këtij diskutimi për kulturën. Ju e keni ndjekur historinë e shtetit shqiptar dhe rëniet e disahershme të tij, në ’90, në ’97…pa qenë nevoja për ushtri të huaja. Shteti shqiptar ka rënë dy herë pa faktor të jashtëm. E kemi rrëzuar nga brenda se kemi humbur konceptin elementar se çfarë është ai. Ajo që unë ndjek është mundësimi që ky shtet të mos rrëzohet sa herë grupe të caktuara kanë një agjendë të caktuar përmes dhunës. Cfarë duhet të bënte policia më 17 maj 2020? Unë pyes çfarë duhet të bënte policia gjatë protestave të 2019? Gjatë tërmetit 2019? Gjatë pandemisë 2020? Përgjigjia nga shumë veta, protagonistë, ishte “Hiqni kapelen”, se unë dua të realizoj një qëllim me dhunë, pasi nuk kam arritur me instrumenta, i themi policisë hiq kapelen. Kjo është të rikthehemi shumë kohë më pas. Nuk e di nëse ata që e artikulojnë pa turp, thirrjen “hiqni kapelen”, a e mendojnë edhe një ditë Shqipërinë pa të. Nëse dikush e bën këtë pyetje sesi duket, i kujtoj datën 12 mars 1997, ata që janë në moshë për t’a kujtuar. Ata që se kuptojnë, le të lexojnë. I hoqën kapelet në ’97 dhe ndodhi ajo që ndodhi. Do të doja të kishte një reflektim të madh, politik dhe shoqëror. Në 17 maj, kishte 7 policë të plagosur. Nuk kam të dhëna për protestuesë të lënduar, pati të ndaluar, po pati. Duhet ta kemi të qartë, se nëse vendosim të jetojmë bashkë, e vetmja gjë fundore që na bën bashkë është ligji dhe kushtetuta. Kundërshtimi është vepër penale, goditja është vepër më e rëndë penale. Duan të identifikojnë policët. Të nderuar qytetarë, të nderuar kushdoqofshi, punonjësit e policisë në datën 17 maj , kanë qenë aty jo individualisht , kanë qenë të strukturuar., nëse doni përgjegjësi penale apo ligjore, kërkojeni tek unë, kërkojeni tek drejtori i përgjithshëm i policisë dhe tek i Tiranës. Pse? Për t’i linçuar dhe intimiduar që nesër të mos jenë më në radhët e saj?

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sander lleshaj seanca plenare 21 maj 2020 shembet teatri kombetar sander lleshaj seanca plenare 21 maj 2020 shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll