Politike

Ralf Gjoni thumbon Monika Kryemadhin: Veshin Ramës në këmbë s’ia ha dot se është i gjatë, vetëm shtrirë në krevat mu

21 Maj 2020, 09:47 Nga DOSJA
Ralf Gjoni thumbon Monika Kryemadhin: Veshin Ramës në këmbë

Deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni ka thumbuar nga Kuvendi kryetaren e partisë që e futi në Kuvend, Monika Kryemadhi për deklaratën e saj se do i hajë veshin Ramës.

“Si do ia hajë veshin ajo se ai është shumë i gjatë. Në këmbë nuk ia ha dot, vetëm shtrirë në krevat mund t’ja hajë”, tha Ralf Gjoni. 

Deklarata është bërë sot në seancën plenare, ku Kuvendi është përfshirë sot nga debate të forta për shembjen e TK dhe për ‘Zgjedhoren’. Deputetët e opozitës kanë shprehur revoltën e tyre kundër shembjes së godinës dhe kanë kërkuar që përgjegjësit të vihen para drejtësisë. Maxhoranca është fokusuar tek ‘Zgjedhorja’ dhe kanë kërkuar bashkëpunim. Për propozimin e SHBA, PS është shprehur kundër. Lleshaj reagoi për protestat dhe mbrojti policët. Rama u shpreh se godina e TK do bëhet si ishte por në një vend tjetër.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama monika kryemadhi ralf gjoni seance plenare 21 maj 2020 edi rama monika kryemadhi ralf gjoni seance plenare 21 maj 2020

Sondazh

Poll