Politike

‘Zgjedhorja’, SHBA i dorëzon Ramës dhe Bashës projektin për lista të hapura. Në tryezë tani është sistemi danez, ja

20 Maj 2020, 20:42 Nga DOSJA
‘Zgjedhorja’, SHBA i dorëzon Ramës dhe Bashës

TIRANË- Reforma Zgjedhore është bllokuar sërish. Ndërkombëtarët në këtë proces duket se janë shumë të angazhuar dhe kanë nisur punën për të konsensusin mes maxhorancës dhe opozitës. Ditët e fundit, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka shkruar tre herë në zyrën e Kryeministrit Edi Rama. Takimi i Kim me Ramës është fokusuar tek Reforma Zgjedhore dhe ka dorëzuar një propozim, i cili parashikon se në zgjedhjet e ardhshme qytetarët duhet të votojnë me lista të hapura. 

Ambasada amerikane propozimin e ka paraqitur në Komisionin e Reformës Zgjedhore, aplikimin e sistemit danez si cili është një sistem i përzier, proporcional por me lista të hapura.

Ky propozim ka kapur në befasi liderët e politikës të cilët nuk janë për lista të hapura por nga ana tjetër, duket se ky është ‘kushti’ i amerikaneve, të cilët janë investuar më herët edhe për reformën në drejtësi. Basha është pyetur pas protestës dhe ka thënë se është gati për lista të hapura, por nuk tha nëse i kishte shkuar propozimi nga ambasada amerikane. 

Po çfarë parashikon sistemit danez? 

Shpërndarja e mandateve bëhet në dy nivele, në një nivel shumemerore dhe kombëtar. 135 vendet e para të Parlamentit caktohen në dhjetë rrethe shumemerore me metodën D’Hondt, ndërsa 40 mandatet e tjera shpërndahen si mandat kompensues me metodën Hare (mbetje më të larta) për subjektet që arrijnë të respektojnë të paktën njërën prej kushtet e mëposhtme:

1) Të kesh fituar të paktën 1 mandat në një nga dhjetë zonat elektorale; 2) Të kete marrë në dy nga tre zonat zgjedhore të paktën numrin e votave që korrespondojnë me mesataren e votave të vlefshme rajonale të nevojshme për të marrë 1 vend; 3) Të marrë 2% të votave në nivel kombëtar.

Numri i vendeve në të cilat secila palë ka të drejtë proporcionale (175 vende gjithsej) llogaritet në bazë të numrit të përgjithshëm të votave të hedhura për këto parti në të gjithe  vendin. Numri i vendeve të fituara tashmë  zbritet nga numri i vendeve në të cilat ka të drejtë secila palë. Shifra që del nga ky rezultat është numri i vendeve kompensuese për secilën palë.

Më pas, mandatet plotesuese u caktohen secilës palë në 3 provincat elektorale me metodën S. Laguë (ndarja e votave të marra nga partitë nga heresit 1,3.5 etj.). Votat e marra nga palët në zonat brenda Provincave ndahen me 1, 4, 7, 10 (metoda daneze). Në fund, vendet i caktohen secilës palë bazuar në votat preferenciale të marra nga kandidatët. Kjo formulë zgjedhore është shumë proporcionale dhe i mundëson partive të vogla shanse të mëdha për të marrë  mandate plotësuese.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ambasada amerikane edi rama lulzim basha propozimi i shba per zgjedhoren reforma zgjedhore yuri kim ambasada amerikane edi rama lulzim basha propozimi i shba per zgjedhoren reforma zgjedhore yuri kim

Sondazh

Poll