Politike

Gjoni i përgjigjet Spiropalit: Elisë e dashur, ta dijë Bjarke Ingels ku e keni futur në ça grope e zullumesh…Taulant ta d

21 Maj 2020, 10:00 Nga DOSJA
Gjoni i përgjigjet Spiropalit: Elisë e dashur, ta dijë Bjarke

TIRANË- Deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni ka replikuar me ministren Elisa Spiropali gjatë seancës në Kuvend. Gjoni përmendi edhe arkitektin danez, Bjarke Ingels dhe tha se ai nuk ia ka idenë sesi është përdorur projekti i tij në Shqipëri.

Ralf Gjoni: Elisë e dashur, kur gjyshi im ka zbritur nga Qeparoi në Tiranë ka zbritur me kostum dhe kollare jo me sfurk në dorë. Kur gjyshi im nga ana e mamasë ka punuar tek ai teatër, ata që sot bëjnë sikur e mbrojnë Teatrin ishin në vend tjetër, s’po e teproj me fjalorin sot. Ta dijë Bjarke Ingels se ku e keni futur në ça grope me zullumet tuaja. Le të dali le të dali, e të thotë se është projekti im. Meqë na përmende Shekpsirin ai ka thënë: Këto kënaqësi të dhunshme kanë fund të dhunshëm. Mos e harro këtë, sidomos ti Taulant.

Deklarata është bërë sot në seancën plenare, ku Kuvendi është përfshirë sot nga debate të forta për shembjen e TK dhe për ‘Zgjedhoren’. Deputetët e opozitës kanë shprehur revoltën e tyre kundër shembjes së godinës dhe kanë kërkuar që përgjegjësit të vihen para drejtësisë. Maxhoranca është fokusuar tek ‘Zgjedhorja’ dhe kanë kërkuar bashkëpunim. Për propozimin e SHBA, PS është shprehur kundër. Lleshaj reagoi për protestat dhe mbrojti policët. Rama u shpreh se godina e TK do bëhet si ishte por në një vend tjetër.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elisa spiropali ralf gjoni seanca plenare 21 maj 2020 elisa spiropali ralf gjoni seanca plenare 21 maj 2020

Sondazh

Poll