Politike

“E latë Shqipërinë në duart e socialistëve”, Hajdari përsërit thirrjet për opozitën jashtëparlamentare: Mos e brak

21 Maj 2020, 09:40 Nga DOSJA
“E latë Shqipërinë në duart e

Debati për shembjen e Teatrit Kombëtar ka “pushtuar” seancën parlamentare të ditës së sotme. Deputetja demokrate Rudina Hajdari i ka kërkuar llogari socialistëve, se përse nuk reaguan për prishjen e Teatrit Kombëtar. Gjithashtu Hajdari ka ngritur zërin sërish për reformën zgjedhore, ndërsa përsëriti thirrjet për opozitën jashtëparlamentare, që të rikthehet në tryezën e bisedimeve.

Nuk ka shqiptarë që sot nuk e di që ne po kërkojmë ndryshimin e sistemit zgjedhor. Pse nuk e mbron njeri nga ju Teatrin. Nuk ju vjen keq se ju mban me litar kryetari i partisë. Këtu duhet ndryshim sistemi, se politika e ka marrë peng këtë vend. I bëj thirrje opozitës jashtëparlamentare, mos e braktisni atë tryezë. E latë Shqipërinë në duart e socialistëve kur i dorëzuat mandatet. I latë për herë të dytë kur latë bashkitë në duart e socialistëve“, tha Hajdari.

Deklarata është bërë sot në seancën plenare, ku Kuvendi është përfshirë sot nga debate të forta për shembjen e TK dhe për ‘Zgjedhoren’. Deputetët e opozitës kanë shprehur revoltën e tyre kundër shembjes së godinës dhe kanë kërkuar që përgjegjësit të vihen para drejtësisë. Maxhoranca është fokusuar tek ‘Zgjedhorja’ dhe kanë kërkuar bashkëpunim. Për propozimin e SHBA, PS është shprehur kundër. Lleshaj reagoi për protestat dhe mbrojti policët. Rama u shpreh se godina e TK do bëhet si ishte por në një vend tjetër.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rudina hajdari seance plenare 21 maj 2020 rudina hajdari seance plenare 21 maj 2020

Sondazh

Poll