Politike

Meta zbardh takimin me opozitën: Shembja e teatrit provokim për demokracinë, kontribuoni për “Zgjedhoren”

21 Maj 2020, 08:44 Nga DOSJA
Meta zbardh takimin me opozitën: Shembja e teatrit provokim për

TIRANË- Presidenca ka zbardhur takimin e sotëm mes Ilir Metës dhe opozitës, ku është diskutuar për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe për Reformën Zgjedhore. Mësohet se në takim Meta është shprehur se shembja e teatrit është një provokim për demokracinë dhe shtetin ligjor. Kreu i shtetit i ka theksuar opozitës që të japë kontibutin  e saj në Këshillin Politik, me qëllimin që të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta priti sot me kërkesën e Tij në Pallatin e Brigadave, kryetarët e partive të Opozitës së Bashkuar. Presidenti Meta i falenderoi për angazhimin dhe propozimet e tyre për tejkalimin sa më parë të situatës së vështirë të krijuar nga COVID-19.

Kreu i Shtetit shprehu shqetësimin e thellë për ngjarjen e fundit të shembjes së paligjshme të Teatrit Kombëtar dhe e cilësoi atë si provokim për demokracinë, shtetin ligjor, por edhe për Opozitën e Bashkuar dhe natyrisht ndaj vlerave europiane. Presidenti Meta i informoi për përpjekjet dhe propozimin prej Tij të një platforme konkrete gjithëpërfshirëse për integrimin europian. Presidenti Meta theksoi rëndësinë që Opozita e Bashkuar të japë kontributin e saj në Këshillin Politik për të treguar vullnetin për rikthimin e legjitimitetit të të gjithë institucioneve përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme”, shkruan Presidenca. 

Meta ka mbledhur opozitën e bashkruar. Presidenti në takim është shprehur kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, duke e quajtur një provokim. Meta i ka kërkuar opozitës për tu rikthyer në Këshillin Politik. Basha pas takimit shkruan se shqiptarët duhet tu drejtohen kutive të votimit.

(J.V. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta mbledh opoziten reforma zgjedhore ilir meta mbledh opoziten reforma zgjedhore

Sondazh

Poll