Politike

REPLIKAT/ “Meritoni vetëm lolipop”, Ralf Gjoni nxjerr lëpirëse nga xhepi për deputetët e PS, i sulet Ruçi: Po deshe mb

21 Maj 2020, 09:35 Nga DOSJA
REPLIKAT/ “Meritoni vetëm lolipop”, Ralf Gjoni nxjerr

TIRANË- Deputeti i futur në Kuvend nga listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ralf Gjoni, ka akuzuar maxhorancën për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Gjoni si shembull vendet e tjera evropiane që sipas tij kanë ruajtur edhe “kolibet” e peshkatarëve si simbol historik. Në shenjë simbolike, ai nxorri si krahasim për deputetët e PS-së, lëpirëse nga xhepi dhe tha se deputetët e PS duan vetëm lëpirëse. Fjala iu ndërpre nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi, i cili tha se Gjoni ka shkelur etikën.

REPLIKAT NE KUVEND: 

Ralf Gjoni: Cdo komb krenohet me historinë e tij. Edhe Kopenhagu mbrojti portin e Peshkatarëve të vjetër. I kanë mbajtur, i kanë ruajtur megjithëse janë si kolibe po t’i shohësh nga jashtë. Cfarë lloj speciesh jeni mor? A ka ndonjë socialist që lidhet me Tiranën? Lëpirësa lolipopi, juve meritoni vetëm lolipop.

Ruçi: Zoti deputet, ju tërheq vëmendjen për etikën parlamentare. Nuk të kërkova se ç’fut nëpër xhepa. Në daç mbaji në xhep në daç mbaji në gojë. Unë flas për ato që nxjerr ti nga goja, jo për ato që ti fut në gojë.

(Ralf Gjoni nxjerr lëpirëse nga xhepi).

Deklarata është bërë sot në seancën plenare, ku Kuvendi është përfshirë sot nga debate të forta për shembjen e TK dhe për ‘Zgjedhoren’. Deputetët e opozitës kanë shprehur revoltën e tyre kundër shembjes së godinës dhe kanë kërkuar që përgjegjësit të vihen para drejtësisë. Maxhoranca është fokusuar tek ‘Zgjedhorja’ dhe kanë kërkuar bashkëpunim. Për propozimin e SHBA, PS është shprehur kundër. Lleshaj reagoi për protestat dhe mbrojti policët. Rama u shpreh se godina e TK do bëhet si ishte por në një vend tjetër.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gramoz ruci ralf gjoni seanca plenare 21 maj 2020 gramoz ruci ralf gjoni seanca plenare 21 maj 2020

Sondazh

Poll