Politike

U vendos të prishej godina e Teatrit, Fabian Topallaj kërkon llogari tek Bashkia: Më vini në dispozicion procesverbalin e mb

20 Maj 2020, 18:57 Nga DOSJA
U vendos të prishej godina e Teatrit, Fabian Topallaj kërkon llogari

TIRANË– Përfaqësuesi i Partisë “Bindja Demokratike” në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Fabian Topallaj ka kërkuar procesverbalin e mbledhjes në të cilën është votuar për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Në e-mailin drejtuar instancave të Bashkisë, duke kërkuar që të pajiset me dokumentin e mbledhjes, në mënyrë që të informohet lidhur me votat e dhëna dhe me diskutimet që janë zhvilluar për prishjen e godinës.  

“Në cilësinë e Këshilltarit Bashkiak Tiranë, si përfaqësues i Partisë Bindja Demokratike” kërkoj nëpërmbjet kësaj shkrese të më vihet në dispozicion procesverbali i mbledhjeve të sipërcituara të Këshillit Bashkiak në një kohë sa më të shpejtë,”-shkruan Topollaj.

EMAILI I PLOTË:

Kërkesë ndaj sekretarisë së Këshillit Bashkiak. Të nderuar, nëpërmjet postës elektronike jam njoftuar nga kryetari i Këshillit Bashkiak për zhvillimin e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak me 15.05.2020 (mbledhje që është zhvilluar që në datë 14.05.2020) dhe 18.05.2020,ku projektvendimet kryesore ishin ato mbi çështjen e prishjes dhe ndërtimit të godinës zëvëndësuese të Teatrit Kombëtar. Duke u bazuar në nenin 23 të Kushtetutës së Republikës së Shqipëri, në ligjin për “Vetëqeverisje Vendore” në ligjin për “Të drejtën e informimit” dhe në “Rregulloren e Këshillit Bashkiak Tiranë”, ju keni detyrimin të mbani procesverbalin e çdo mbledhjeje këshilli. Për këtë aryse, në cilësinë e Këshilltarit Bashkiak Tiranë, si përfaqësues i Partisë Bindja Demokratike” kërkoj nëpërmbjet kësaj shkrese të më vihet në dispozicion procesverbali i mbledhjeve të sipërcituara të Këshillit Bashkiak në një kohë sa më të shpejtë.

Bashkia e Tiranës mori më 14 maj vendimin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Në një vendim të firmosur nga kryetari i Këshillit Bashkiak Toni Gogu, bëhet me dije se është miratuar shembja e godinës së ‘Teatrit Kombëtar’, pasuri në pronësi të bashkisë Tiranë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fabian topallaj mbledhja e këshillit bashkiak shembet teatri kombetar teatri kombetar fabian topallaj mbledhja e këshillit bashkiak shembet teatri kombetar teatri kombetar

Sondazh

Poll

Politike 20 Maj 2020, 17:32

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, i ftuar në “Euronews” është pyetur lidhur me praninë e forcave RENEA tek Teatri mbrëmjen e shembjes së Teatrit Kombëtar.I py...