Sport

Lajm fantastik për futbollin, një tjetër skuadër shqiptare do të ketë stadium të ri

20 Maj 2020, 17:03 Nga DOSJA
Lajm fantastik për futbollin, një tjetër skuadër shqiptare

Pas Ferronikelit, radhën për të patur një stadium të ri në Kosovë e ka ekipi i Gjakovës,  Vëllaznimi. Ky impiant do të financohet nga Ministria e Sporteve në Kosovë. Klubi i kategorisë së dytë e ka komunikuar këtë lajm në faqen e vet zyrtare.

“Nesër, më datë 21 Maj 2020, (e Enjte), Kryetari i Komunës, Ardian Gjini dhe Ministrja e MKRS-së, Vlora Dumoshi, solemnisht i nisin punimet e fazës së parë të ndërtimit të stadiumit modern në qytetin e Gjakovës.

Stadiumi është projektuar nga Komuna e Gjakovës dhe financohet nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport. Një projekt që e kemi pritur gjatë dhe që më në fund po bëhet realitet! Urime të gjithëve!”, shkruhet në njoftimin e klubit.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kosove stadium vellaznimi kosove stadium vellaznimi

Sondazh

Poll