Sport

Përdorën maska me fytyrën e Mohamed Salah, policia egjiptiane arreston katër grabitës

20 Maj 2020, 15:41 Nga DOSJA
Përdorën maska me fytyrën e Mohamed Salah, policia egjiptiane

EGJIPT-Një bandë e armatosur prej katër personash u arrestuan ndërsa po përpiqeshin të vidhnin një dyqan në rrugën Hassanein Heikal, në lagjen Nasr të qytetit të kryeqytetit egjiptian. Të katër grabitësit gjetën një mënyrë ndryshe për t’u maskuar, duke përdorur si maskë, fytyrën e futbollistit të Liverpool, Mohamed Salah.

Banda u përpoq të shpëtonte, por përfundimisht ata u kapën. Salah është njeriu më me influencë në Egjipt dhe lojtari kryesor i ekipit Kombëtar me 41 gola në 67 paraqitje për vendin e tij.Ngjarja e ndodhur ditëve të fundit ka bërë bujë të madhe në Egjipt, por edhe në mediat ndërkombëtare.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport egjiptiani futbollisti i liverpool mohamed salah egjiptiani futbollisti i liverpool mohamed salah

Sondazh

Poll