Sport

Skandal në futbollin shqiptar: Vllaznia ka 4 muaj pa rroga, lojtarët kërkojnë urgjentisht takim me administratorin

20 Maj 2020, 15:25 Nga DOSJA
Skandal në futbollin shqiptar: Vllaznia ka 4 muaj pa rroga, lojtarët

Futbolli shqiptar asnjëherë nuk është dalluar për korrektësi në rroga dhe alarmi i radhës vjen nga Shkodra. Në ditën e ardhjes së trajnerit Mirsad Jonuz nga Maqedonia e Veriut, futbollistët kanë kërkuar që përpara se të dilnin në fushë, të vinte administratori i klubit, Suad Lici, t’i sqaronte për çështjen e pagave, raporton Panorama.

Skuadra kuqeblu kërkonte garanci për pagat e pamarra, sepse që në janar ata nuk kanë marrë asnjë rrogë. Ata kanë pyetur hapur administratorin,m se çfarë do të bëhet me kontratat e tyre.

Lici nuk është shfaqur në ambientin stërvitor dhe trajneri është munduar të qetësojë lojtarët. Ai ka mbajtur një fjalim dhe i ka bindur të dalin në fushë, por ata gjithsesi do të presin paraqitjen e administratorit, përndryshe vështirë se do të stërviten nesër.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport lojtaret rrogat vllaznia lojtaret rrogat vllaznia

Sondazh

Poll