Sport

Si kalohet stresi i karantinës? Alban Hoxha e ka gjetur zgjidhjen ideale!

20 Maj 2020, 11:33 Nga DOSJA
Si kalohet stresi i karantinës? Alban Hoxha e ka gjetur zgjidhjen ideale!

Alban Hoxha ka një motivues të madh për ta kaluar pa probleme këtë periudhë pandemie, kur futbolli ende nuk ka nisur. Gardiani i Partizanit, gjithashtu portier i kombëtares, po stërvitet për të fituar sa më shpejt formën, meqë pritet që kampionati të rinisë më 3 qershor.

Fotografi i klubit kryeqytetas ka kapur një moment special gjatë stërvitjes së Albanit. Ai është stërvitur nga një “trajner” ndryshe nga të tjerët. Bëhet fjalë për djalin e tij të vogël, i cili ka qenë i pranishëm në seancën stërvitore të “Demave të kuq”.

Sigurisht, Albani ia ka lejuar vetes një kënaqësi të tillë tani, por në kushtet normale nuk lejohet që të punojë me asnjë nga familjarët e tij. Rregullat janë rregulla, sidomos kur ke një trajner italian.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport alban hoxha djali futboll alban hoxha djali futboll

Sondazh

Poll