Sport

Michael Phelps, “peshkaqeni” që gllabëroi medalje në not tani po lufton me depresionin: Kjo pandemi ka qënë momenti më

20 Maj 2020, 11:31 Nga DOSJA
Michael Phelps, “peshkaqeni” që gllabëroi medalje në

SHBA-Michael Phelps tregon se pandemia e koronavirusit e ka vënë atë në një “situatë të frikshme” sa i përket shëndetit të tij mendor. 23 herë medalisti i artë në not, u pensionua në lojrat olimpike Rio 2016. Amerikani ka folur sesi po e lufton depresionin larg aktivitetit, duke pranuar se ka menduar vetëvrasjen në të kaluarën.

“Ka qenë një prej atyre muajve që nuk dija se çfarë të bëja me jetën time, isha pranë vetëvrasjes, i jam mirënjohës familjes që po më qendron pranë, por jam akoma duke luftuar.

Phelps ka përshkruar sesi terapia dhe mbështetja nga gruaja e tij, Nicole, e ka ndihmuar atë të menaxhojë episodet e tij depresive. Javët e fundit, ai thotë se po fillon çdo mëngjes aktivitetin në palestër për 90 minuta.

“Nëse mungoj një ditë, është një fatkeqësi,” tha Phelps.

“Pastaj unë hyj në një model negativ të të menduarit. Kjo është ajo që  nëse bëj ndonjë gabim ose mërzis ndonjë person, mendoj se është gjithmonë faji im dhe këtu hyj në një moment depresioni. Përfundon medalisti amerikan.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport michael phelps nicole phelps michael phelps nicole phelps

Sondazh

Poll