Sport

U përfol se do të largohej nga Bayern Munich, Neuer vendos për të ardhmen e tij

20 Maj 2020, 15:18 Nga DOSJA
U përfol se do të largohej nga Bayern Munich, Neuer vendos për

GJERMANI-I është bashkuar Bayernit të Mynihut plot 9 vite më parë, kur kishte vetëm 25 vite mbi supe, por duket se Manuel Neuer do ta mbyllë karrierën e tij si futbollist, pikërisht te skuadra bavareze, ku ka fituar shumë ndër vite.

Gardiani 34-vjeçar ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit për të firmosur një rinovim të kontratës dhe tani palët do të vazhdojnë bashkë të paktën deri në verën e 2023-shit, kur Neuer të jetë 37 vjeç.

Lajmi është dhënë nga vetë klubi bavarez nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare, ndërsa me këtë rinovim marrin fund njëherë e mirë zërat që flisnin për një largim të mundshëm të Neuer nga Bayerni i Mynihut këtë verë.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport manuel neuer portieri i bayern munich manuel neuer portieri i bayern munich

Sondazh

Poll